Kocijancic garanton se me ratifikimin e demarkacionit, kosovarët udhëtojnë pa viza

In Kosova, Lajme

Strategjia e publikuar nga Bashkimi Evropian në të cilën ka paraqitur perspektivën e shteteve në Ballkani Perëndimor, nuk ka anashkaluar Kosovën aspak në rrugën e saj të integrimeve.

Maja Kocijancic zëdhënëse për Politikat e Jashtme të BE-së dhe Politikën e Sigurisë, ka konfirmuar për Indeksonline se institucionet e BE-së, janë në pritje të ratifikimit të demarkacionit për t’i dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Strategjia është në dispozicion të publikut dhe nëse e lexoni atë, do të shihni se Kosova nuk është anashkaluar – përkundrazi, është shumë pjesë e strategjisë”, ka thënë Kocijancic.

Ndërkaq sa i përket kriterit tjetër atij të luftimit të krimit të organizuar i cili është cilësuar të jetë një proces i vazhdueshëm, Kocijancic ka thënë se Komisioni mirëpret përmbushjen e kritereve të pazgjidhura në lidhje me historikun e dënimeve në rastet e nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke mos harruar kriterin bazë atë të demarkacionit.

“Në liberalizimin e vizave: Komisioni është plotësisht i vetëdijshëm për rëndësinë e liberalizimit të vizave për popullin e Kosovës. Komisioni mirëpret përmbushjen e kritereve të pazgjidhura në lidhje me një histori të dënimeve në rastet e nivelit të lartë të krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe ratifikimin e marrëveshjes kufitare me Malin e Zi. Kjo duhet të jetë një proces i vazhdueshëm”, ka thënë Kocijancic.

You may also read!

Lajm i rënd në Vushtrri

Në njërin nga lokalet gjatë kohës së ndaljes së energjisë elektrike, duke e ndezur gjeneratorin njëri nga punëtorët e

Read More...

Putin nuk bën punë, serbët lëshohen në Beograd kundër Vuçiç

Mijëra veta parakaluan rrugëve të Beogradit në protestat kundër, siç thuhet, sundimit autokratik të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Read More...

Ndihmon të gjithë, por cila është paga që merr Halil Kastrati

Humanisti, Halil Kastrati ka treguar se a paguhet në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, me të cilën ai i ndihmon

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu