Kodheli reagon ndaj deklaratës së ministrit grek

In Lajme, Rajoni

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli reagoi sot pas deklaratave të homologut të saj grek, Panos Kammenos.

Sipas lajmit të publikuar në media, një ditë më parë ministri grek i Mbrojtjes, i pranishëm në garnizonin ushtarak kufitar në Molivdoskepasti, në kufi me Shqipërinë, në praninë edhe të gjeneralëve më të lartë të ushtrisë greke, Panos Kammenos tha se “Greqia nuk mund të pranojë sfida dhe referenca që ndikojnë në historinë dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” Kodheli deklaron se NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar.

“Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve. Give peace a chance”, shkruan Kodheli.

You may also read!

Kush është njeriu më i pasur në botë në 2019 dhe cila është pasuria e tij neto?

Themeluesi i kompanisë Amazon Jeff Bezos edhe kësaj radhe është zgjedhur njeriu më i pasur në botë. Madje, jo

Read More...

Haradinaj, Thaçi, Vuçiq dhe Gjukanoviç japin mendimet për ndryshimin e kufijve dhe dialogun

Organizata amerikane e lajmeve “Politico” që raporton për punën e Bashkimit Evropianë ka bërë një artikull mbi situatën aktuale

Read More...

Gjërat që duhet të dini para se të porosisni pica dhe pasta

Picat dhe pastat janë ushqime italiane dhe shumë të dashura nga të gjithë ne. Pavarësisht se a porosisim ushqimin

Read More...

Mobile Sliding Menu