Konjufca: Molliqaj bëri plane që përmes meje të eliminojë politikisht Albin Kurtin

In Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se qëllimi i Dardan Molliqajt ishte që përmes tij të eliminonte politikisht Albin Kurti.

Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Molliqaj me metoda të SHIK-ut është munduar të eliminojë politikisht Albin Kurtin.

“Molliqaj ka dashur të krijoj një lloj situate, që përmes një grupi në Vetëvendosje, këta që tashmë janë larguar, ka dashur ta prishë relacionin mes meje dhe Albin Kurtit”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se është tentuar që ai të propozohet si kandidat për kryetar të Vetëvendosjes, duke eliminuar kandidaturën e Albin Kurtit.

“Duke më propozuar mua si drejtues të Vetëvendosjes, të eliminohet Albin Kurti përmes meje. Molliqaj ka folur me njerëz të tjerë në Vetëvendosje, pa më treguar mua fare…Kjo nuk u ka dhez te unë, sepse unë kam kuptuar planin e tyre”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Konjufca thotë se ai në asnjë mënyrë nuk është pajtuar që dikush të eliminohet nga gara për kryetar të Vetëvendosjes.

“Unë u kam prezantuar planin tim, por u kam thënë se Albin Kurti ka të drejt të kandidojë për kryetar të Vetëvendosjes. Nuk kemi mundur të bëjmë shaka dhe t’i mohojmë dikujt kandidaturën për kryetar”.

Ai ka refuzuar përballjen më Molliqajn në një debat televiziv, pasi sipas tij tashmë kjo punë i takon drejtësisë dhe se ata do të përballen vetëm në gjykatë.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu