Kosova mund ‘të eksportojë’ teknologji informative para resurseve natyrore

In Ekonomi, Kosova

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN), Besim Beqaj, thotë se rruga më e mirë që Kosova të pozicionohet në tregun ndërkombëtar është përmes ekonomisë dixhitale dhe teknologjisë informative, më përpara se me resurse natyrore.

Beqaj thotë se teknologjia informative, në vitin 2018 ishte sektori i vetëm në Kosovë që kishte më shumë eksport sesa import.

Kreu i MIN-it ka treguar se javën e kaluar ka prezantuar një projekt rajonal para komisionares për Ekonomi Dixhitale të BE-së, Mariya Gabriel.

“Projekti është për ekonomi dixhitale që do ta trajtojë edhe çështjen e biznesit dhe të institucioneve. Do të flasë për ‘Internet of things’, ose ‘Interneti i gjërave’ që bën ndërlidhjen e të gjithë mekanizmave dhe për komunitetet ‘smart’. Pra, ideja është të marrim modele të ndryshme të biznesit të cilat do mundësojnë që teknologjia informative dhe në përgjithësi zhvillimi i ekonomisë digjitale të hyjë në funksion të rritjes së potencialit ekonomik”, tha Beqaj për Ekonomia Online.

Kur Qeveria Haradinaj kishte themeluar disa ministri, përfshirë Ministrinë e Inovacionit, kishte njerëz që kishin thënë se qëllimi është punësimi i militantëve partiakë.

Por, Beqaj thotë se për një vit e gjysmë janë dëshmuar si shembull për krijimin e një institucioni që do të jetë një nga gjeneratorët e zhvillimit ekonomik të vendit dhe me njerëz të përgatitur.

“Kushdo që ka folur për themelimin e ministrisë për qëllime punësimi ka ose një dashakeqeje ose shpirtngushtësi, këtu nuk merremi me atë koncept”, shprehet Beqaj.
Ai tha se ministria që ai e drejton me buxhet e ka të lejuar të punësojë një staf prej 52 personave, por ky numër nuk është përmbushur ende.

I pyetur rreth temës së aktualizuar të punësimeve partiake nëpër institucione publike, Beqaj thekson se “elementi më i rëndësishëm është që të merret edhe qasja profesionale e atyre njerëzve, pra kompetenca profesionale”.

Në këtë intervistë, Beqaj flet edhe për hapjen e qendrave inovative nëpër komuna të Kosovës dhe përkrahjen nga MIN-i për bizneset, sidomos ato të rejat.

Beqaj tregon se MIN sivjet ka rreth 12 milionë euro buxhet, mbi 95 për qind e të cilit do të shkojë për përkrahje direkte për biznese (inovative). Për të hequr çdo dilemë keqpërdorimi, MIN-i ia ka transferuar kompetencën që të administrojë tenderët organizatës gjermane GIZ.

You may also read!

Hamza, Ujkani dhe Preteni, kandidatë për kryetar të PDK-së në Mitrovicë

Ministri i Financave, Bedri Hamza, profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Bashkim Preteni, si dhe Eset Ujkani,

Read More...

Rudina Hajdari sulmon Bashën: S’jemi dakort me bojkotin e zgjedhjeve, është vetëvrasje politike

Pak minuta pas bërjes publike të qëndrimit të Ambasadës së SHBA-ve për zgjedhjet e lokale të qershorit, deputetja e

Read More...

Hoxhaj: PDK po e zhvillon vetveten për ta zhvilluar Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se zgjedhjet e PDK-së në Kamenicë për liderët e dekadës së re

Read More...

Mobile Sliding Menu