Kuvendi i Shqipërisë ratifikon protokollin për pranimin e Maqedonisë në NATO

In Lajme

Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar me 130 vota protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Projektligji “për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Gjatë seancës për ratifikimin e protokollit i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

“Fillimisht dua t’ju siguroj se këto situata nuk janë të parat. Kanë kaluar të gjitha sfidat. Qëllimi është ajo që ndodhi paraprakisht. Ju drejtohem në emrin tim dhe deputetëve në Maqedoninë e veriut të shpreh mirënjohjen që na besuat dhe na mbështetët. Jam dëshmitar i miqësisë së vërtetë. Marrëdhëniet mes dy shteteve janë të lidhura me fijet e forta të miqësisë por edhe në fushën e bashkëpunimit politik kulturor. Jemi të përkushtuar në ndërtimin e një shoqërie për të gjithë pa dallime etnike apo sociale. Synimi ynë është krijimi i një shteti demokratik, prandaj punojmë me përkushtim”, tha Xhaferi.


You may also read!

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Mobile Sliding Menu