LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

In Kosova, Lajme

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një emision televiziv e ka shpallur të vdekur kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

Në reagimin e bërë, LDK thotë që deputeti nuk ka imunitet të shpallë dhe ta kërcënoj kryetarin e LDK-së si të vdekur, për faktin se ai e konsideron kundërshtar politik.

Reagimi i plotë i LDK-së:

Nga Gazeta Express, e cila deri sot në mëngjes e mbajti si kryelajm, kuptuam se deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, mbrëmë më 22 janar 2019 në një emision në Televizionin T7 e shpalli të vdekur Kryetarin e LDK-së, Akademik Isa Mustafa.

Duhet ta marrim seriozisht faktin që një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i partisë së Kryeministrit, e shpall dhe kërcënon për xhenaze vertikale politike, kryetarin e partisë më të madhe në vend, LDK-së, e cila është në opozitë.

Problemi nuk qëndron se në Kosovë kemi individ me mendësi të prodhuesve të kufomave, por është trishtuese që një i tillë është i propozuar nga AAK dhe ka marrë mandatin e përfaqësuesit të popullit në Kuvendin e Kosovës.

LDK konsideron se deputeti nuk ka imunitet të shpallë dhe kërcënoj kryetarin e LDK-së si të vdekur, për faktin se ai e konsideron kundërshtar politik.

LDK dhe Kosova kanë përjetuar mjaft xhenaze për arsye politike nga dora e njerëzve me mendësi dhe vepra kriminale. Të tillët nuk e kanë vendin në Kuvendin e Kosovës, si të përzgjedhur të partive politike, por e kanë vendin para ligjit, duke dhënë përgjegjësi për shpalljet e kërcënimet e tyre kriminale

You may also read!

Valverde: Liverpool? Do të jetë ndeshje interesante dhe e vështirë

Valverde beson se do ta kenë të vështirë në gjysmëfinale kundër Barcelonës. Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka komentuar

Read More...

Bajram Dërmaku zgjidhet kryetar i PDK-së në Kamenicë

Partia Demokratike e Kosovës, ka përmbyllur sot procesin e brendshëm zgjedhor në Degën e Kamenicës, ku me vota të

Read More...

Vidhet xhamia, hoxha ndalon hajnin nga Shqipëria

Po hy në xhami, por jo për tu falur. Ky i ri nga Shqipëria, siç shihet nga pamjet e

Read More...

Mobile Sliding Menu