LDK: Ministri Ismajli po i manipulon qytetarët

In Kosova, Lajme

Grupi i Parlamentar i LDK-së në një konferencë për medie ka folur për parregullsitë në sistemin shëndetësor.

Doktor Haxhi Avdyli nga LDK-ja ka thënë se ligjet më të rëndësishme ende nuk janë në agjendë legjislative të MSH-së.

“Në agjendën legjislative për vitin 2019 do të vijë vetëm ligji për shëndetësi dhe jo ligji për sigurime shëndetësore. Kjo tregon se kjo ministri është joserioze. Vetë ardhja e ligjit për shëndetësi e jo për sigurime shëndetësore tregon më së miri se si ligjet më të rëndësishme nuk vijnë në fillim. Ministri i Shëndetësisë manipulon me projekte që janë kryer gjatë vitit të kaluar por nuk e thotë që janë nisur shumë më herët. Po ashtu nuk tregon se si ndodhi që projekti i madh i Qendrës Emergjente nuk filloi gjatë vitit 2018 me asnjë investim të vetëm, ndërsa këtë vit është thënë se do të ketë disa investime tjera”, ka thënë ai.

Avdyli ka thënë se Ligji për Paga i miratuar ka bërë kaos te mjekët e infermierët.

“Nuk kemi asnjë projekt për spitalin e Prishtinës e as për rajonet tjera. Po ashtu, Ligji për Paga ka shkaktuar parregullsi te punëtorët shëndetësorë, konkretisht tek infermierët që nuk janë graduar sa duhet. Kjo po stimulon ikjen e infermierëve, andaj kjo rritje jotransparente që është bërë në SHKSUK ku administratës i është rritur paga duke kaluar edhe pagat e kirurgëve ka shkaktuar kaos të madh, kjo duhet të ndalet”, ka thënë ai.

Deputeti Naser Rugova ka thënë se sistemi shëndetësor është në kolaps.

“Manipulimet e opinionit nga ky ministër i Facebook-ut dhe tendencat që projektet e dy viteve më parë t’ia adresojë vetes, janë si pasojë e mosdijes së tij. Sistemi shëndetësor i Kosovës është në kolaps. Ministri Uran Ismajli në dhjetor të vitit të kaluar ka deklaruar se e ka ndalë korrupsionin në MSH duke ndërprerë kontrata milionëshe, por pas një muaji kemi të gjetura faktike që dalin nga raporti i auditimit që po ky ministër me vartësit e tij kanë nënshkruar kontrata për barna me 300% të shtrenjta. Të gjeturat skandaloze janë dy kontrata të lidhura me procedura të negociuara për artikuj medicinal me çmime të shtrenjta, thuhet në raportin e auditimit të brendshëm. I bëj thirrje ministrit ta lejë Facebook-un dhe selfiet duke bërë edhe me pacientë që nuk i lejohet, e t’i kthehet punës”, ka thënë ai.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu