Ligji për paga po ndryshohet, Haradinajt nuk i garantohet rroga

In Kosova, Lajme

Nëse do të kalonte sikur në lexim të parë ligji për pagat, kryeministrit Ramush Haradinaj nuk do t’i zbritej paga edhe për katër vitet e ardhshme.

Kjo pasi neni 27 i këtij ligji, do t’ia mundësonte Haradinajt që për katër vjet të merrte shtesa të cilat do t’ia plotësonin pagën që e merrte para hyrjes në fuqi të ligjit.

Megjithatë, ashtu siç mëson Gazeta inFokus, komisioni për administratë ka vendosur që ta heq këtë nen nga ligji.

Përfundimisht, rroga e Haradinajt nga 2,930 euro do të zbritet në 2,629 euro. Së paku kështu parashihet me koeficientin e propozuar, nesh nuk ndryshohet deri në ditën kur do të dërgohet për votim në Kuvend.

Ky nen thoshte se në vitin e parë Haradinaj do të merrte 100 për qind shtesa, të cilat do t’ia bënin atij rrogën e njëjtë sikur që e kishte para ligjit.

Në vitin e dytë, sipas këtij neni kryeministri do t’i merrte 75 për qind të 301 eurove që do t’i hiqen nga paga e vjetër.

Në vitin e tretë, Haradinaj do t’i merrte 50 për qind të tyre, kurse në vitin e katërt do t’i merrte 25 përqind.

Mirëpo, ky nen sipas burimeve të Gazetës inFokus do të hiqet dhe Haradinaj nuk do t’i gëzojë këto shtesa. /Gazeta inFokus/

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu