Limaj: Duhet të jemi të kujdesshëm që SHBA të mos ketë telashe me Kosovën

In Kosova

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur për takimin e djeshëm që liderët e koalicionit qeveritar patën me Ambasadorin amerikan Philip Kosnett.

Derisa në Info Magazine theksoi se ky takim kaloi pa tensione, Limaj potencoi se Qeveria Haradinaj ende i duhet vendit.

”Çdo herë kur një qeveri nuk i kryen detyrat e saj, dhe kthehet kundër interesave të shtetit nuk i duhet vendit. Por kjo Qeveri ende i duhet vendit në këtë rrugëtim përplot telashe”.

Limaj ka treguar se ambasadori Philip Kosnett ka qenë shumë i hapur në takimin e djeshëm.

” Ka qenë një takim konstruktiv, kështu ka vazhduar edhe takimi ynë pa Kosnett,  me shumë seriozitet me ide të ndryshme se si duhet ecur në këtë fazë të rëndësishme. Nga takimi që patëm dje u bë shumë e qartë pozicionimi i SHBA-ve. Ne duhet të jemi të kujdesshëm që SHBA-të të mos kenë telashe me Kosovën, ka edhe të tjera vende mike me SHBA-të”.

You may also read!

Thaçi: Rama ishte brilant në Berlin, Haradinaj i paedukatë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk resht së falënderuari dhe së thururi elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pasi

Read More...

Tahiri: Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i kësaj nisme për krijimin e Tribunalit është Kadri Veseli

Albin Kurtit nuk i pengon ideja e Tribunalit, por pse kjo ide është e Kadri Veselit. Kështu ka shkruar

Read More...

Politikani serb: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Kryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Cedomir Jovanovic, shtoi edhe se për këtë punë qeverisë serbe duhet të ju

Read More...

Mobile Sliding Menu