Man Utd përgatitet për transferimin e vitit, synon yllin e Bayern Munich

In Futboll, Sport

Skuadra e Manchester United po përgatitet që të kryej një nga transferimet më të mëdha të këtij viti, por ndoshta edhe të viteve të fundit në skuadrën e tyre.

Afati kalimtar i verës edhe zyrtarisht është hapur në Premier Ligë, ndërsa klubet nga tani kanë drejtë regjistrimin e lojtarëve të rinj.

Nga skuadrat që synojnë të përforcohen është ajo e Manchester United, e cila po planifikon një ‘rindërtim’ të skuadrës, pas një sezoni dëshpërues.

Raportimet e ‘Daily Mail’ bëjnë të ditur se skuadra nga ‘Old Trafford’ ka shfaqur interesim për sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Bavarezët do të tentojnë që të mbajnë në skuadër lojtarin 30 vjeçar me një kontratë të re, pas finales së Kupës së Gjermanisë, e cila luhet më 25 maj.

Gjithsesi, lojtari nuk është i sigurt nëse do ta vazhdojë aventurën e tij me skuadrën nga ‘Allianz Arena’.

‘Djajtë e kuq’ në anën tjetër janë në dijeni se polaku mund të jetë në dispozicion gjatë kësaj vere, dhe po përgatiten që të nisin një ofertë të mirë për të.

You may also read!

Ramiz Kelmendi i tregon LDK’së se si t’i evitojë përleshjet

Kohëve të fundit në Kuvendet Zgjedhore të LDK-së janë shënuar disa incidente. E lidhur me këto ngjarje ka reaguar

Read More...

Haradinaj falënderon Granit Xhakën e Mitot Rashicën për ndeshjen në Stadiumin e Prishtinës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për ‘Lojën e Yjeve’ e cila u zhvillua sonte në stadiumin e

Read More...

PDK nesër zgjedh kryetarin, a do të ketë kundërkandidat Kadri Veseli?

Partia Demokratike e Kosovës nesër mban Konventën e nëntë zgjedhore me ç’rast pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe

Read More...

Mobile Sliding Menu