Manchester City marshon drejt titullit kampion, mposht Newcastlen (Video)

In Futboll, Sport

Sulmuesi argjentinas Sergio Aguero ka bërë një performancë mbresëlënëse duke kompletuar het-trikun për t’ia siguruar Manchester Cityt fitoren në shtëpi ndaj Newcastle United.

Manchester City e priti Newcastle Unitedin në “Etihad” në kuadër të javës së 24-të të Premierligës angleze, duke e mundur me rezultat 3-1.

City, që u mposht për herë të parë në ligë në xhiron e kaluar nga Liverpooli, e ka ruajtur epërsinë prej 12 pikëve ndaj Manchester Unitedit në krye të Premierligës.

Pas pak më shumë se gjysmë ore lojë, Sergio Aguero shënoi gol të bukur me kokë pas një asisti fantastik të Kevin de Bruyne, që ishte edhe rezultati final i 45 minutave të parë.

Pjesa e dytë solli më shumë raste dhe si rezultat edhe gola, me Agueron që e vazhdoi rrugën drejt het-trikut duke shënuar nga pika e bardhë për 2-0 në minutën e 63-të.

Newcastle United reagoi vetëm pas 67 minutave lojë, atëherë kur Murphy reaziloi një gol fantastik pas një kundërsulmi të shpejtë.

Aguero e vulosi fitoren e vendasve dhe e kompletoi het-trikun në minutën e 83-të.

Kjo humbje e lë Newcastle Unitedin në vendin e 15-të me 23 pikë, vetëm dy më shumë se vendi – 18-të.

City vazhdon të jetë në krye të Premierligës me 65 pikë.

You may also read!

Fatmir Sejdiu synon të vijë sërish në krye të LDK-së

Ish presidenti i vendit, njëherësh edhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, pretendon rikthimin e tij në krye të

Read More...

“WhatsApp” vendos kufizime për shpërndarjen e mesazheve

“WhatsApp”-i po u kufizon përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi në jo më shumë se 5 herë, e

Read More...

Ronaldo gabon nga penalltia, Juventus bën detyrën ndaj Chievos

Juventus ka marrë fitore të lehtë ndaj Chievos me rezultatin 3-0 në “Allianz Stadium”.  Ndeshja zhbllokohet në minutëne 13′ me golin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu