Mediet spanjolle zbulojnë formacionin anti – Man Utd të Valverde

In Futboll, Sport

E gjithë vëmendja e medieve spanjolle është kthyer kah ndeshja e dytë e Barcelonës kundër Manchester United.

Në kuadër të Ligës së Kampionëve, në fazën çerekfinale, Barcelona do ta presë skuadrën e United për ndeshjen e kthimit.

Nga ndeshja e parë, skuadra e Ernesto Valverde gëzon avantazhin e një goli, pasi në ‘Old Trafford’ ishte Luke Shaë që shtyu topin në rrjetën e tij.

Shpresat për ‘djajtë e kuq’ nuk janë shuar, pasi një rikthim spektakolar kishin bërë edhe kundër PSG dhe synojnë që ta bëjnë edhe me Barcën.

Sigurisht, Valverde ka marrë masat për të parandaluar të gjitha befasitë. Por, mediet spanjolle kanë zbuluar sot planet e trajnerit për formacionin.

‘Marca’ shkruan se skuadra e Barcelonës do të paraqitet me formacionin e njëjtë si në Angli, me të vetmin ndryshim të mundshëm në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku në balotazh shkojnë Nelson Semedo dhe Sergi Roberto.

Por, një verson të ndryshëm nga ‘Marca’ e jep ‘Sport’, të cilët presin një ndryshim të madh nga trajneri i katalanëve.

Sipas tyre, pas rikthimit të Ousmane Dembele në ndeshjen ndaj Huesca, trajneri do ta përdor francezin në treshen e sulmit, duke lënë anash Philippe Coutinhon.

Hera e fundit kur Dembele, Messi dhe Suarez kanë startuar në një ndeshje, ka qenë ajo kundër Lyon, në fitoren 5:1.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu