Messi, i pari në histori që fiton mbi 100 milionë euro në sezon

In Futboll, Sport

Sipas Football Leaks, Messi do të përfitojë më shumë se 100 milionë euro në sezon pas kontratës së re që nënshkroi në fund të vitit të kaluar.

Thyerja e rekordeve ka qenë gjithmonë objektivi i Lionel Messit, por numri 10 “blaugrana” këtë radhë është i pari edhe jashtë fushës së blertë.

Sipas Football Leaks, për herë të parë në historinë e futbollit, një lojtar, duke iu referuar pikërisht Messit, do të paguhet më shumë se 100 milionë euro në sezon. Shifrat e Football Leaks zbërthehen si më poshtë:

Argjentinasi do të ketë një pagë 71 milionë euro në vit, ku përfshihen edhe bonuset, ndërsa 63.5 milionë i ka përfituar në momentin e nënshkrimit të rinovimit të kontratës.

Por nuk mbyllet me kaq, sepse në qershor të vitit 2021 për besnikërinë ndaj klubit do të përfitojë një tjetër shumë dhe në total shifra që do të arkëtojë Messi për katër sezonet e ardhshme (përfshihet edhe ky aktuali) do të jetë 417.5 milionë euro.

Messi mbrëmë shënoi dy gola në fitoren e thellë të Barcelonës kundër Celta Vigos, 5:0.

Me këto dy gola, Messi ka shkuar në 529 finalizime në 610 paraqitje për katalunasit, shifra me të vërtetë magjike.

 

You may also read!

LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një

Read More...

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai

Read More...

Daçiq i përgjigjet Pacollit: Të tregoj me çfarë arme po furnizojmë shtetet për çnjohjen e Kosovës

“E vërteta është e vetmja ‘armë’ që Serbia përdor për të bindur vendet e tjera për të tërhequr njohjen

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu