Messi vs Ronaldo: Shuhet ëndrra për një finale në Ligën e Kampionëve mes tyre

In Futboll, Sport

Pas eliminimit të Real Madridit, kampionit në fuqi, nga Liga e Kampionëve, u duk sikur ishte e shkruar për ne që ta shohin Lionel Messin dhe Cristianon duke u përballur në finale të kësaj gare.

Por, një gjë e tillë nuk është më e mundshme sepse Ajaxi e tronditi Juventusin në Torino, njëlloj siç bëri me Madridin një fazë më herët, duke e eliminuar në çerekfinale, transmeton Gazeta Express.

Portugezi, i cili shpesh zhduket në fazën grupore, del në skenë në fazën e eliminimit direkt. Ai e shënoi golin hapes në Torino të martën mbrëma, pasi kishte shënuar edhe në Amsterdam, por Ajaxi u rikthye dhe fitoi 2:1. Het-triku u tij kundër Atletico Madridit e çoi “Zonjën e vjetër” në çerekfinale, e cila dështoi aty.

Ndërkohë, Messi është ende duke e udhëhequr Barçën drejt Wanda Metropolitanos. Superylli argjentinas shënoi dy gola kundër Manchester Unitedit dhe tashmë i ka 10 gola në tetë ndeshje në Champions këtë sezon.

Janë bërë gati dhjetë vite që prej kur kjo dyshe e papërsëritshme u takua në finale të vitit 2009, kur Messi e shënoi golin e mrekullueshëm me kokë për ta mposhtur Manchester Unitedin dhe Cristianon.

Mbase ajo ishte hera e parë dhe e fundit që ata takohen në finale duke qenë se karrierat e të tyre po vijnë drejt perëndimit.

You may also read!

Krasniqi: Ja çka mund të blejnë qytetarët me 170 euro

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së Frashër Krasniqi, ka kërkuar nga Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj,

Read More...

U nda nga i fejuari shkaku i xhelozisë së tepruar të tij

Lady Gaga ndërpreu fejesën me Christian Carinon një muaj më parë dhe shumë kanë spekuluar rreth arsyes kryesore. Disa

Read More...

Opozita shpall fitorën në Stamboll, e deklason Presidentin Erdogan

Kandidati i Partisë Republikane, Ekrem Imamoglu, ka shpallur fitorën në garën për Stambollin. Imamoglu është kandidat i partisë opozitare

Read More...

Mobile Sliding Menu