Ministri Tahiri: Kërcënimet e Vuçiqit nuk do ta ndalin zbardhjen e të vërtetës për rastin Ivanoviq

In Kosova, Lajme

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri reagon ndaj manipulimeve të shfaqura në opinionin publik nga ana e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, lidhur me procedurat që janë duke u zhvilluar në rastin e hetimeve për vrasjen e politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq, të cilat paraqesin kërcënim direkt ndaj qytetarëve serb të Kosovës që bashkëpunojnë me organet e sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës për zbardhjen e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësve para ligjit.

Ky është reagimi i plotë i Ministrit Tahiri

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si edhe në të kaluarën, po vazhdon të manipuloj opinionin publik lidhur rastin e vrasjes së politikanit serb nga Kosova, Oliver Ivanoviq. Pjesë e këtij manipulimi të radhës, është prezantimi që dje presidenti serb i bëri “dokumenteve të pretenduara” të Prokurorisë së Republikës së Kosovës, ku thuhet se si dëshmitare e këtij rasti ka qenë edhe shtetasja Rada Trajkoviq.
Një shfaqje e tillë nuk është asgjë tjetër vetëm se një përpjekje e ulët për të penguar hetimet në lidhje me zbardhjen e të vërtetës për këtë vrasje.
Në qendër të këtyre orkestrimeve të presidentit Serb, është qëllimi për t’i frikësuar dëshmitarët dhe qytetarët serb të Kosovës që i besojnë sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe që do të mund të bashkëpunonin me Prokurorinë e Republikës së Kosovës lidhur me hetimin e këtij rasti.
Ky diskurs i paprecedent dhe tendencioz i cili synon të pengojë me çdo mjet zbardhjen e rastit Ivanoviq, përfshirë me këtë rast shantazhin dhe kërcënimet, është i papranueshëm.
Është i njohur tashmë fakti se kërkesat tona ndaj autoriteteve serbe për bashkëpunim juridik në rastin Ivanoviq janë bllokuar pikërisht në çastin kur dyshimet e bazuara e kanë pasur një adresë, Milan Radojçiqin, i cili relacionet e tij me presidentin e Serbisë Vuçiq i ka aq të ngjeshura dhe direkte.
Kështu, në vend të bashkëpunimit dhe vendosjes para drejtësisë së të dyshuarit kryesor, presidenti serb i ofron atij mbrojtje politike. Prandaj ai tenton që në të njëjtën kohë ta manipuloj opinionin publik si dhe ta pengoj punën e organeve kompetente në zbardhjen e të vërtetës.
Mirëpo, pavarësisht këtyre presioneve, qytetarët e Kosovës dhe veçmas ata të komunitetit serb duhet të jenë të sigurt se drejtësia herët a vonë do ta sjellë para përgjegjësisë autorin e këtij krimi.
Kërcënimet e kësaj natyre nga krerët e shtetit serb, nuk do ta ndryshojnë dinamikën dhe vendosmërinë e organeve të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës për ta zbardhur këtë rast sa më parë që është e mundur.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu