Mohamed Salah imiton Shaqirin, i kënaq tifozët

In Futboll, Sport

Liverpooli fitoi ndaj Bournemouthit në Ligën Premier me rezultat 3-0, ndërsa golin e fundit në takim e shënoi Mohamed Salah.

Goli i 26-vjeçarit vazhdon të komentohet në media, por edhe nga tifozët në rrjetet sociale.

Kjo pasi egjiptiani te festimi i golit e kopjoi Xherdan Shaqirin dhe kjo i pëlqeu tifozëve Reds pasi është tregues se dyshja kalojnë bukur mes vete.

View image on Twitter
View image on Twitter

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje ylli nga Kosova nuk ishte as në bankën rezervë pasi kishte komplikim abdominal para ndeshjes.

Ky ishte goli i 17-të për Salah këtë sezon në Ligën Premier, ylli i skuadrës së Jurgen Klopp ka edhe shtatë asistime.

Festa e Xherdan Shaqirit pas golit ndaj Burnleyt (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër Shqiri ka shënuar në kampionatin elitar deri më tani gjashtë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 999 minuta lojë.

Ndeshja e ardhshme e Liverpoolit është kundër Manchester United /Telegrafi/

Paraqitja e Shaqirit ndaj Man Utd:

You may also read!

Thaçi: Rama ishte brilant në Berlin, Haradinaj i paedukatë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk resht së falënderuari dhe së thururi elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pasi

Read More...

Tahiri: Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i kësaj nisme për krijimin e Tribunalit është Kadri Veseli

Albin Kurtit nuk i pengon ideja e Tribunalit, por pse kjo ide është e Kadri Veselit. Kështu ka shkruar

Read More...

Politikani serb: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Kryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Cedomir Jovanovic, shtoi edhe se për këtë punë qeverisë serbe duhet të ju

Read More...

Mobile Sliding Menu