Motrat Istrefi me një këngë së bashku

In ShowBiz

Era istrefi dhe Nora istrefi kanë gati një projekt të tyre së bashku.

Premtimi i Erës për ta bërë një hit me motrën e saj, Nora Istrefi është shumë afër për t’u realizuar.

Kështu s’paku kanë shkruar disa portale sot, derisa Nora ka disa muaj që nuk ka ardhur me ndonjë këngë të re.

Për herë të fundit Nora realizoi bashkëpunimin e saj me Skerdin “M’ke mungu”, një këngë ritmike kjo e cila ka më shumë se gjashtë milionë klikime në Youtube.

Arsyeja pse besohet që Nora dhe Era do të sjellin këngë të re është se ato janë parë në Prishtinë s’bashku shpesh muajin e fundit, derisa Era kishte lënë Amerikën për t’u kthyer në Kosovë në mesin e disa projekteve të saj të rëndësishme atje.

Kënga e fundit e Erës është ajo e publikuar para një muaji, “Like Mike” me Dimitri Vargas, një këngë që ka kaluar një milionë klikime në Youtube.

You may also read!

Nuk ndalen rrahjet: Tani në një tjetër nëndegë kapen mes veti anëtarët e LDK’së

Rrahjet dhe përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë të ndalur, tani në një degë tjetër të

Read More...

Më ndryshe se në liri, shikoni si pritet iftari në burgun e Smrekonicës

Posa afron koha e iftarit, kuzhina e Qendrës Korrektuese të Smrekonicës fillon të mbushet. Të burgosurit këtu të cilët

Read More...

PDK më e votuara nga partitë shqiptare në katër komunat e veriut

Zgjedhjet për kryetarin e komunës, në katër komunat e veriut, të mbajtura sot, me kandidatët e saj, Gonxhe Çaushi

Read More...

Mobile Sliding Menu