Ndotja në Kosovë, mjekët japin alarmin! Matjet, nga Ambasada e SHBA

In Kosova, Lajme

Pamjet nga Pekini, me njerëz që ecin me maska në fytyrë për t’u mbrojtur sadopak nga ajri i ndotur, janë të njohura nga shumëkush. Por, së fundmi, edhe Kosova renditet ndër vendet më të ndotura të botës, e mjekët japin alarmin për rrezikun.

Sipas tyre, si pasojë e ajrit të ndotur, qytetarët rrezikohen të preken nga kanceri apo sëmundje të tjera. Që prej një jave, në fakt, banorët e Kosovës përballen me një ndotje të shtuar ajri, që sipas ekspertëve është 300 herë më e lartë sesa mesatarja e ndotjes së lejuar.

Kjo, bazuar në të dhënat e Ambasadës amerikane, ku thuhet se, vlerat e grimcave “PM 2.5” janë disa herë jashtë normales. Janë disa, qytetet në Kosovë të mbuluara nga mjegulla. Ndotja vjen nga faktorë të ndryshëm, si termocentralet, djegia e qymyrit dhe automjetet.

Përveç mjekëve, për cilësinë e ajrit në Kosovë ka lëshuar alarmin edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë. Ky institut thotë se, në sezonin e dimrit, qyteti i Prishtinës është i zhytur në smog.

“Efektet afatshkurta të ndotjes së ajrit, sipas të dhënave na çojnë drejt rritjes së numrit të të sëmurëve me astmë bronkiale, bronkitet kronike, sëmundje të mushkërive te moshat e thyera, rritjen e numrit të shtrimeve në spital nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore, kancer, shkurtimin e jetës dhe rritjen e shkallës së vdekshmërisë”, thuhet në reagimin e IKSHP-së.

Përveç Kosovës, ndotja është alarmante edhe në Maqedoninë fqinje. Pak ditë më parë, niveli i ndotjes së ajrit i regjistruar mbi kryeqytetin Shkup ishte tri herë më i lartë nga ai i lejuar.

You may also read!

Hajnat i vjedhin 2 mijë euro në një Xhami

Rreth 2 mijë euro raportohet se janë vjedhur në brendi të objektit të Bashkësisë Islame në Gjilan. VIDEO Ankuesi

Read More...

LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një

Read More...

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu