Në Strasburg po mbahet takimi i 6-të i përbashkët i KPSA-së, BE-Kosovë

In Kosova, Lajme

Në Strasburg të Francës është duke u mbajtur takimi i gjashtë i përbashkët i KPSA-së, BE-Kosovë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi i Kosovës, raporton lajmi.net.

Komisioni Parlamentar i Përbashkët për Stabilizim Asociim, Bashkimi Evropian-Kosovë, po mban sot në Strasburg mbledhjen e 6-të të përbashkët, në të cilën pjesëmarrës janë 13 anëtarë nga Parlamenti Evropian dhe 13 anëtarë nga Kuvendi i Kosovës.

Përfaqësues nga Qeveria e Kosovës është ambasadori i Kosovës në Bruksel, ndërsa përfaqësues nga Komisioni Evropian, David Cullen, udhëheqës i njësisë në Drejtorinë e Përgjithshme për ish-Republikën e Maqedonisë dhe Kosovës.

Në takim po shkëmbehen pikëpamje lidhur me situatën aktuale të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe BE-së.

Temat tjera që do të diskutohen janë: dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjendja sociale dhe ekonomike në Kosovë, si dhe liberalizimi i vizave.

Nën udhëheqjen e deputetit Memli Krasniqi, delegacioni i Kuvendit të Kosovës përbëhet nga deputetët: Elmi Reçica, Arben Gashi, Glauk Konjufca, Blerta Deliu-Kodra, Vjosa Osmani-Sadriu, Albulena Haxhiu, Armend Zemaj, Bilall Sherifi, Time Kadrijaj dheVisar Ymeri, ndërsa nga Parlementi Evropian, nën udhëheqjen e Tonino Piculas, delegcioni përbëhet nga: Dobravka Suica, Thomas Ëaitz, Dominique Bilde, Cornelia Ernst, Tanja Fajon, Lukas Mandl, Jozo Rados, Laszlo Tokes, Ruza Tomasic, Daniele Viotti, Julie Ëard, Zeljana Zovko, Amjad Bashir. 


You may also read!

Kush është njeriu më i pasur në botë në 2019 dhe cila është pasuria e tij neto?

Themeluesi i kompanisë Amazon Jeff Bezos edhe kësaj radhe është zgjedhur njeriu më i pasur në botë. Madje, jo

Read More...

Haradinaj, Thaçi, Vuçiq dhe Gjukanoviç japin mendimet për ndryshimin e kufijve dhe dialogun

Organizata amerikane e lajmeve “Politico” që raporton për punën e Bashkimit Evropianë ka bërë një artikull mbi situatën aktuale

Read More...

Gjërat që duhet të dini para se të porosisni pica dhe pasta

Picat dhe pastat janë ushqime italiane dhe shumë të dashura nga të gjithë ne. Pavarësisht se a porosisim ushqimin

Read More...

Mobile Sliding Menu