“Nëse vazhdon ky ritëm, pasojat do të jenë katastrofike” 50 fshatra shqiptarë janë braktisur

In Kosova, Lajme

Tkurrja e popullsisë, por edhe emigrimi i kryesisht i të rinjve jashtë vendit apo edhe drejt qyteteve të mëdha po sjell një tjetër fenomen shumë negativ, atë të braktisjes së zonave rurale.

Agim Rrapaj, Kryetar i Këshillit të Agrobiznesit, thotë se “nga 3 mijë fshatra vetëm 2500 janë vitale, pasi 500 prej tyre nuk kanë më asnjë banor…”

Ky fenomen ka sjellë vështirësi shumë të mëdha në bujqësi dhe agroturizëm, pasi mungon kapitali njerëzor, por edhe punonjësit e kualifikuar. Madje sipas kreut të Këshillit të Agroturizmit, Agim Rrapaj braktisja ka sjellë vështirësi edhe në projektin e 100 fshatrave.

“Reduktimi i popullsisë ka sjellë mungesën e krahut të punës në këto sektor. Duam të bëjmë bletari po s’kemi bletar, duam të ngremë sera, por nuk kemi punonjës të kualifikuar. Nuk dinë si të bëjnë spërkatjen dhe mungesa e kualfikimit ka kosto.”

Çfarë do të ndodh nëse nuk frenohet ulja e numrit të popullsisë dhe braktisja e fshatrave?

“Nëse kjo vazhdon në këto përmasa, e paprogramuar dhe pa ndërhyrë, pasojat do të jenë katastrofike.”

Ulja dramatike e popullsisë nuk pritet që të frenohet. Në projeksionet e INSTAT, për 5 vitet e ardhshme është llogaritur se do të reduktohet nën 2.7 milionë banorë. Vetëm 10 vitet e fundit kemi një reduktim me 333 mijë banorë./klanplus

You may also read!

Thaçi: Rama ishte brilant në Berlin, Haradinaj i paedukatë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk resht së falënderuari dhe së thururi elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pasi

Read More...

Tahiri: Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i kësaj nisme për krijimin e Tribunalit është Kadri Veseli

Albin Kurtit nuk i pengon ideja e Tribunalit, por pse kjo ide është e Kadri Veselit. Kështu ka shkruar

Read More...

Politikani serb: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Kryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Cedomir Jovanovic, shtoi edhe se për këtë punë qeverisë serbe duhet të ju

Read More...

Mobile Sliding Menu