Nga dhjetori i vitit të kaluar u legalizuan afro 300 armë, ja deri kur vazhdon afati

In Lajme

Në bazë të një vendimi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, procesi i legalizimit të armëve ka filluar nga dhjetori i vitit të kaluar dhe do të zgjasë deri më 17 qershor të këtij viti.

Zv/ministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka ka thënë se deri tani ka kërkesa afro 300 dhe në shikim të parë duket se është numër i vogël por që pritet që me kalimin e kohës që ky numër të rritet.

”Ne edhe kur kemi filluar këtë proces, kemi vlerësuar se qoftë edhe një armë nëse legalizohet, kjo është e arritur e Kosovës”, ka thënë Zeka, transmeton Indeksonline.

Sipas zv/ministrit Zeka me gjasë janë mbi 200 mijë armë të palegalizuara në Kosovë, por që disa prej tyre janë armë të luftës të cilat ruhen dhe që nuk janë të gjitha armë efektive.

You may also read!

Ramiz Kelmendi i tregon LDK’së se si t’i evitojë përleshjet

Kohëve të fundit në Kuvendet Zgjedhore të LDK-së janë shënuar disa incidente. E lidhur me këto ngjarje ka reaguar

Read More...

Haradinaj falënderon Granit Xhakën e Mitot Rashicën për ndeshjen në Stadiumin e Prishtinës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për ‘Lojën e Yjeve’ e cila u zhvillua sonte në stadiumin e

Read More...

PDK nesër zgjedh kryetarin, a do të ketë kundërkandidat Kadri Veseli?

Partia Demokratike e Kosovës nesër mban Konventën e nëntë zgjedhore me ç’rast pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe

Read More...

Mobile Sliding Menu