Një televizion i Malit të Zi prezent gjatë atentatit me bombë në Shkodër / Video /

In Lajme, Rajoni

Një ekipi i televizioni RTCG i Malit të Zi, ka qenë i pranishëm në momentin kur ka ndodhur shpërthimi në Shkodër, vend ku ishin edhe zyrat e një shoqate shqiptare-malazeze. Sipas këtij televizioni një “sulm me bombë në Shkodër ka shkaktuar plagosjen e 8 personave, prej të cilëve tre ndodhen në gjendje shumë të rëndë…”.

Lajmi jepet nga rrjeti televiziv malazez RTCG.  Eksplozivi – thuhet në njoftim – i vendosur mbi një motor ka shpërthyer pranë zyrës së minoritetit serbo-malazez që ndodhet në qendër të qytetit. Sipas policisë shqiptare, ky sulm drejtohej kundër një biznesmeni vendor Lulzim Kulla, i cili ishte shënjestra e atentatit.\

Një ekip i rrjetit RTCG që ndodhej aty për të trajtuar marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë e Malit të Zi, ishte ndodhur rastësisht në vendin e ngjarjes gjatë shpërthimit. Një nga bashkëpunëtoret e televizionit u plagos lehtësisht, e cila pasi ka marrë ndihmën mjekësore është kthyer në shtëpinë e saj.

“Shpërthimi ka ndodhur kur ne po intervistonin tregtarët në rrugë. Pastaj situata u bë kaotike. Kishte shumë vetë të plagosur. Ne nuk dinim për ku të vraponim. Ishte e çuditshme që nuk pati shumë të dëmtuar.

Më vonë morëm vesh se shënjestra ishte një biznesmen vendor” ka raportuar një korrespondente e RTCG. Më tej policia ka filluar të kontrollojë makinat.

You may also read!

Hajnat i vjedhin 2 mijë euro në një Xhami

Rreth 2 mijë euro raportohet se janë vjedhur në brendi të objektit të Bashkësisë Islame në Gjilan. VIDEO Ankuesi

Read More...

LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një

Read More...

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu