As nuk ju tutemi e as nuk ju besojmë

In op/ed

Arianit Koci

Nuk ju tutemi se tashmë po dëshmohet se jeni të pafuqishëm. Nuk ju besojmë sepse veproni vetëm bazuar në interesa personale. E keni harruar Shtetin. Gjykata Speciale dhe Demarkacioni po e dëshmojnë se jeni të fuqishëm vetëm kur ktheni kokën në Beograd te Lista Srpska dhe Vucic. Kjo dëshmon pafuqinë tuaj sepse s’mund të fuqizoni e as shfuqizoni as edhe një ligj pa ndihmën e deputetit goran të Listës Sprksa, Adem Hodzicit.

Jam rritë me idenë që fjala e dhënë dhe nderi janë dy virtytet më të rëndësishme për njeriun.
Pa këto dy veti mund të jetosh – në disa raste madje mund të jetosh shumë mirë. Por, me kohë e kupton që ajo jetë është jetë e mallkuar dhe e thatë.
Sidoqoftë, te ne po kultivohet vite me radhë kultura e dredhisë, rrenës dhe kërcënimit. Posaçërisht në politikë. Aty ku unë personalisht besoj që mbajtja e fjalës dhe nderi duhen me qenë të nënkuptueshme dhe të vetëkuptueshme – duhen me qenë imperativ!
Kjo frymë, fryma e rrenës, na ka sjellë në këtë situatë që jemi: të varfër intelektualisht, shpirtërisht dhe ekonomikisht.
Nuk mund ta zhvillosh familjen, shoqërinë dhe shtetin me rrena dhe dhunë.
E m’u këtë disa politikanë po tentojnë ta bëjnë: ta zhvillojnë shtetin dhe shoqërinë me rrena.
Rezultatet po shihen. Janë po ato rezultate që i ka apo i ka pasur çdo shoqëri e pasinqertë, me politikanë edhe më të pasinqertë – primitivizëm dhe vetëm primitivizëm!
Prandaj, shumica e politikanëve nuk e kanë asnjë trohë respekti te shumica e popullatës.
As nuk ju besojmë e as nuk ju tutemi.
Janë ku janë pa meritë – dhe ne e dimë dhe ata e dinë.
Janë ku janë, jo pse ne kemi pasur vullnetin me qenë ata aty, po sepse janë imponu dhe janë pozicionu pa vullnetin e shumicës së popullatës.
Prandaj, politikanë të dashur:
Nuk ju besojmë dhe nuk ju nderojmë – sado që po ju duket që po ju nderojmë. Në fakt, shumicën e kohës as që po mërziteni a po ju nderojmë e a po ju respektojmë!
Dijeni që këtë e bëni pse mundeni – jeni “të fortë”.
Vazhdoni ju, por nuk po na bëni budallë.
Krejt po i dijmë dhe po i shohim.

 

You may also read!

Lajm i rënd në Vushtrri

Në njërin nga lokalet gjatë kohës së ndaljes së energjisë elektrike, duke e ndezur gjeneratorin njëri nga punëtorët e

Read More...

Putin nuk bën punë, serbët lëshohen në Beograd kundër Vuçiç

Mijëra veta parakaluan rrugëve të Beogradit në protestat kundër, siç thuhet, sundimit autokratik të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Read More...

Ndihmon të gjithë, por cila është paga që merr Halil Kastrati

Humanisti, Halil Kastrati ka treguar se a paguhet në shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, me të cilën ai i ndihmon

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu