OVL e UÇK-së: Të mos nëpërkëmben asnjëri nga flamujt

In Kosova, Lajme

OVL e UÇK-së: Pavarësia e Kosovës duhet të jetë dita që na bashkon dhe jo ditë që na për përçanë

Jemi kundër heqjes së flamurit kombëtar por edhe kundër heqjes së atij shtetëror, dhe me këtë rast kërkojmë nga institucionet dhe partitë politike që të mos i nëpërkëmbin asnjërin nga këta flamuj, e aq më tepër që ata të zhvendosen natën. Kështu ka deklaruar përmes një komunikate për media OVL e UÇK-së, lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku u zëvendësua flamuri kombëtar me atë shtetëror në hyrje të Prishtinës. “Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave e që u kurorëzua me luftën çlirimtare, luftë në të cilën morën pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet e tyre. Ndërsa, flamuri kombëtar është pjesë e historisë dhe përpjekjeve tona, e që ishte edhe në ballë të luftës sonë çlirimtare dhe element i aktit të betimit të UÇK-së”, thuhet në komunikatë. “Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësinë së Kosovës, ia uron qytetarëve këtë ditë, për të cilën kemi arsye të festojmë. Pavarësia e Kosovës duhet të jetë dita që na bashkon dhe jo ditë që na për përçanë si shqiptarë”, thekson OVL e UÇK-së.

You may also read!

Hajnat i vjedhin 2 mijë euro në një Xhami

Rreth 2 mijë euro raportohet se janë vjedhur në brendi të objektit të Bashkësisë Islame në Gjilan. VIDEO Ankuesi

Read More...

LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një

Read More...

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu