Pamje të rralla, Oliver Ivanoviq ia puth dorën vajzës së Bajram Rexhepit (Video)

In Kosova, Lajme

Në këto pamje të rralla, arkiv e agjencionit të lajmeve Associated Press, të publikuara më 2015-ën, shihet se si Oliver Ivanoviq ia puthë dorën vajzës së politikanit të njohur kosovar, tani të ndjerit Bajram Rexhepi. Ky takim në mes tyre kishte ndodhur pas luftës së Kosovës.

Atëkohë, të dy liderë të Mitrovicës, njëri i veriut dhe tjetri i jugut u takuan në një manifestim të KFOR-it.

KFOR’i marokenë në Kosovë atëkohë festonte përvjetorin e parë të udhëheqjes nga mbreti i tyre, Mohammedi i gjashtë.

Lideri serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq, sot i vrarë para selisë së tij, dhe lideri shqiptar, Bajram Rexhepi u takuan në këtë ceremoni.

Bajram Rexhepi, tani i ndjerë, në atë ceremoni kishte marrë edhe vajzën e tij. Në këtë video arkiv, shihet se si Oliver Ivanoviq ia puthte dorën vajzës së vogël të Rexhepit.

Politikani serb, Oliver Ivanoviq u vra të martën para selisë së partisë së tij. Atentati dyshohet se u krye nga një veturë e tipit “Opel Astra” e cila më vonë u gjet e djegur në Zveçan. Ivanoviq, u vra me katër plumba, ndërsa kryesit e kësaj vepre ende nuk janë kapur nga policia.

 

You may also read!

Fatmir Sejdiu synon të vijë sërish në krye të LDK-së

Ish presidenti i vendit, njëherësh edhe ish kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu, pretendon rikthimin e tij në krye të

Read More...

“WhatsApp” vendos kufizime për shpërndarjen e mesazheve

“WhatsApp”-i po u kufizon përdoruesve të tij shpërndarjen e një mesazhi në jo më shumë se 5 herë, e

Read More...

Ronaldo gabon nga penalltia, Juventus bën detyrën ndaj Chievos

Juventus ka marrë fitore të lehtë ndaj Chievos me rezultatin 3-0 në “Allianz Stadium”.  Ndeshja zhbllokohet në minutëne 13′ me golin e

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu