Parashikimi i Salah: Me katër fitore fitojmë titullin

In Futboll, Sport

Ylli egjiptian, Mohamed Salah, ka dhënë parashikimin e tij për titullin e Premierligës, menjëherë pas fitores së skuadrës së tij ndaj Chelsea.

Liverpool shënoi fitore të madhe ndaj ‘bluve’ të Londrës, duke triumfuar me rezultatin 2:0, në një ndeshje ku Salah shkëlqeu, madje shënoi edhe një gol tejet të bukur.

Pas përfundimit të ndeshjes, anësori i ‘The Reds’ është shprehur optimist se skuadra e tij do të triumfojë në fund të kësaj kampanje në Premierligë.

Egjiptiani ka dhënë edhe numrin e fitoreve që i nevojiten skuadrës së tij për ta arritur atë që nuk e bën tash e 29 vite.

“Për mendimin tim po” ka thënë Salah pas ndeshjes, i pyetur nëse do të mjaftonin katër fitore për triumfin në kampionatin anglez.

“Ne duhet të fokusohemi tek ndeshjet tona. Ne shpresojmë që Manchester City do të humbin pikë. Premierliga është më e rëndësishmja për mua” ka thënë tutje anësori egjiptian.

“Unë e ndjek Man Cityn për t’i parë rezultatet. Ajo gjë na ndihmon sepse na shtynë të paraqitemi më mirë. Ne fokusohemi tek ndeshjet tona, por unë e dija rezultatin e City ndaj Palace” ka shtuar ndër të tjerash Mo.

Me super golin e shënuar mbrëmë, Salah i është bashkuar Sergio Agueros në krye të listës së top golashënuesve në ligën angleze.

You may also read!

De Gea: Duhet të përmirësohemi për ta mundur Barcelonën

Portieri i Manchester Unitedit, David de Gea, i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e vet se ata duhet të përmirësohen dukshëm

Read More...

Kuvendi vazhdon sot seancat, shqyrton 51 pika të papërfunduara

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë sot seancat e papërfunduara të datave 30 janar, 28 shkurt, 7, 12 dhe

Read More...

Thaçi sot takohet me Hahn dhe presidentin Tusk

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në Bruksel do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të

Read More...

Mobile Sliding Menu