Për linjën energjetike, Shqipëria e Kosova të marrin masa ndaj Serbisë

In Ekonomi

Konfederata e Industrive të Shqipërisë – Konfindustria ka shprehur shqetësimin për vazhdimësinë e moslejimit nga ana e Serbisë të vënies në pune të linjës 400 KW të ndërlidhjes së energjisë elektrike Shqipëri-Kosovë.

Në një komunikatë të lëshuar nga Konfindustria vlerësohet se ky veprim është duke i dhënë natyre të qartë të një lufte të pandershme tregtare dhe ekonomike.

“Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të shqyrtojnë me shpejtësi marrjen e masave kundërvepruese ndaj Serbisë, lidhur me çështjen e mësipërme”, kërkon Konfindustria.
Sipas kësaj komunikate, konfindustria vlerëson, se masat kundërpërgjegjëse mund të jenë të tipit tregtar dhe ligjor, duke patur parasysh demin financiar, që bllokimi i paarsyeshëm nga Serbia e vënies në punë të linjës 400 KW i shkakton të dy vendeve.

Sipas Konfindustrisë Shqipëria dhe Kosova importojnë nga Serbia prodhime me vlere deri 500 milionë euro/vit. Traktatet ndërkombëtare parashikojnë marrjen e masave ndëshkuese si kundërpërgjigje ndaj politikave ekonomike dhe tregtare të pandershme të një vendi.

“Investimi për linjën 400 KW ka kushtuar mbi 75milionë euro të kredituara nga Banka Gjermane KFW. Mosvënia në punë jo vetëm i shkakton një dem financiar prej miliona euro/vit, rrezikon sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe Kosovës, si edhe pamundëson krijimin e Tregut Rajonal të Energjise. Njëkohësisht, qëndrimi i Serbisë për linjën e energjisë Shqipëri-Kosovë ka edhe natyrë të qartë kundërshtuese politike ndaj procesit te krijimit te Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor të kërkuar nga BE në Takimet e Berlinit dhe Triestes”, thuhet në komunikatë.

You may also read!

Hajnat i vjedhin 2 mijë euro në një Xhami

Rreth 2 mijë euro raportohet se janë vjedhur në brendi të objektit të Bashkësisë Islame në Gjilan. VIDEO Ankuesi

Read More...

LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një

Read More...

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu