Politikani serb: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

In Kosova, Lajme

Kryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Cedomir Jovanovic, shtoi edhe se për këtë punë qeverisë serbe duhet të ju ndihmojë edhe opozita që gjithmonë ka qenë partnere kur ju duhej të sjellin rezoluta të pakuptimta për Kosovën, transmeton Gazeta Metro.

Cedomir Jovanovic deklaroi sot se plani i vetëm që kjo qeveri ka mundësi të ju ofrojë qytetarëve serb është që të pranojë se Kosova “është humbur për shkak të politikës katastrofale gjatë dekadave të fundit” theksio ai në komunikatë.

Duke komentuar mbledhjen e caktuar për Kosovë të Kuvendit serb me 27 maj, Jovanovic tha se “të gjitha planet që Serbia mundi të bëjë tani nuk janë më aktuale, nuk i duhen më askujt”.

Cedomir Jovanovic ka folur edhe se si do të duhej të vazhdohej drejt një zgjidhjeje ai tha se “Shqiptarët dhe Serbët e Kosovës duhet të gjejnë kompromis i cili do tëgarantonte paqen gjithë rajonit. Komunitetet duhen të pajtohen, e këtu më së paku kanë rëndësi politikanët e Prishtinës e Beogradit, për të cilët interesi i tyre personal ishte kyq gjatë bisedimeve” theksoi Jovanovic.

You may also read!

Ramiz Kelmendi i tregon LDK’së se si t’i evitojë përleshjet

Kohëve të fundit në Kuvendet Zgjedhore të LDK-së janë shënuar disa incidente. E lidhur me këto ngjarje ka reaguar

Read More...

Haradinaj falënderon Granit Xhakën e Mitot Rashicën për ndeshjen në Stadiumin e Prishtinës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për ‘Lojën e Yjeve’ e cila u zhvillua sonte në stadiumin e

Read More...

PDK nesër zgjedh kryetarin, a do të ketë kundërkandidat Kadri Veseli?

Partia Demokratike e Kosovës nesër mban Konventën e nëntë zgjedhore me ç’rast pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe

Read More...

Mobile Sliding Menu