Qeveria thotë se gjatë vitit do ta marrë kontrollin e plotë mbi Brezovicën

In Kosova, Lajme

Në sezonin 2019-2020, pritet që Qeveria e Kosovës të marrë nën përgjegjësi qendrën turistike të Brezovicës.

Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë të agjencisë për mbrojtjen e mjedisit, të cilët kanë treguar se ka dy vjet që janë duke punuar për largimin e strukturave paralele në këtë pjesë.

Nga tani, ministritë kanë filluar me përgatitjen e investimeve të cilat do të bëhen në këtë pjesë turistike të Kosovës.

Problem kryesor në Brezovicë vazhdon të mbetet rruga dhe për këtë, Ministria e Infrastrukturës ka nënshkruar një kontratë për rregullimin e saj.

E, drejtori aktual i Qendrës së Skijimit të Brezovicës, Slavisha Kuzmanoviq, ka thënë që për investimet që do të bëhen është njoftuar nga mediat, por i mirëpret ato, pasi që ka rreth 30 vjet që nuk ka investuar askush, raporton KTV.

“Më ka gëzuar fakti kur kam dëgjuar se këtu do të ndodhin investime të mëdha, shpresoj që të bëhet kështu dhe mezi presim që kjo të ndodhë. Duhet të punojmë së bashku që këtu të ndërtohen telat e ri dhe të drejtë, të ndërtohen ski-lifta, apo së paku të rinovohen të vjetrit, sepse ne kemi pasur në total vetëm nëntë. Prej tyre, kanë punuar vetëm dy dyshe dhe një ski-lift. Në këso male të bukura, është e dhimbshme të ndodhë kështu”, ka thënë Kuzmanoviq.

Por, vizitorët kanë dyshime për këto investime.

Për herë të fundit, në formë investimi, Qeveria e Kosovës, në Brezovicë, ka vendosur taksën për vizitorë.

You may also read!

Trajneri i Bullgarisë ka vetëm fjalë të mira para ndeshjes me Kosovën

Petar Hubchev mendon se Bullgaria nuk do ta ketë aspak të lehtë kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”. Kombetarja, me

Read More...

Nik Gjeloshaj, zgjedhet kryetar i komunës së Tuzit

Është zgjedhur kryetari i Tuzit. Në seancën e Kuvendit komunal të mbajtur sot, Nik Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare u

Read More...

Italia dhe Kina nënshkruajnë marrëveshje me vlerë 2.5 miliardë euro

Zëvendëskryeministri italian, Luigi Di Maio, ka thënë se Italia ka nënshkruar marrëveshje me vlerë 2.5 miliardë euro me Kinën

Read More...

Mobile Sliding Menu