Reshitaj: Ndalimi i veturave në Prishtinë mund të futet sërish në fuqi

In Kosova, Lajme

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, thotë se mund të futet sërish në fuqi ndalimi i veturave në kryeqytet nëse vlerat e ndotjes së ajrit do të shënojnë rritje.

Ndalimi i veturave në qendër të Prishtinës ndodhi vetëm dy ditë pasi sipas Reshitajt ‘ajri u përmirësua’.

“Ndryshoi situata sa i përket nivelit të ndotjes dhe nuk kishte më nevojë”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Por, këto dy ditë sipas saj, mjaftuan që të vërehen rezultate pozitive. Vendimin e tillë ajo e quan sukses.

“Ideja e ndërprerjes apo reduktimit të veturave në disa pika të kryeqytetit mendoj se ka pas sukses në dy rrafshe: Në njërën se është reduktu, normalisht që e redukton nivelin e ndotjes por jo deri në atë nivel sa deri në dy dytë të arrijë ta ndryshojë situatën. Mirëpo në anën tjetër ka qenë një ndërgjegjësim i qytetarëve se paska mundësi që me një transformim të trafikut urban qyteti të frymojë më lirshëm dhe të frymojë më ndryshe që është një nevojë e jashtëzakonshme sidomos e kryeqytetit, sepse është një transport stresues, përpos ndotës edhe stresues”, theksoi ajo.

Ministrja Reshitaj ka paralajmëruar sërish masa të njëjta nëse niveli i ndotjes së ajrit do të kaloj limitet e lejuara.

“Ajo do të futet sërish nëse do të kemi situatë të njëjtë”, përfundoi ajo.

Prishtina vazhdimit renditet në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.

You may also read!

LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një

Read More...

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai

Read More...

Daçiq i përgjigjet Pacollit: Të tregoj me çfarë arme po furnizojmë shtetet për çnjohjen e Kosovës

“E vërteta është e vetmja ‘armë’ që Serbia përdor për të bindur vendet e tjera për të tërhequr njohjen

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu