Sa e ndieni veten “evropian i ri”?

In Kosova, Lajme

“Evropianët e rinj” ishte termi me të cilën Kosova u prezantua pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.

Tani, 11 vjet pas, të rinjtë që përbëjnë shumicën e popullatës sfidohen nga izolimi si pasojë e mungesës së liberalizimit të vizave.

Në rubrikën e përjavshme VOX të Radios Evropa e Lirë, shumica nga studentët e anketuar janë përgjigjur se nuk e ndjejnë veten të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në shtetet e BE-së, edhe pse jetojnë në të njëjtin kontinent.

Studentja Flondra Blakçori, thotë se ky etiketim është i mirë, por në realitet është e kundërta.

“Faktikisht, emërtimi po më pëlqen shumë, etiketimi tepër i mirë por me faktet që jemi duke i jetuar këtu është tmerrësisht e kundërta. Mos të them 180 shkallë dallojmë prej këtij etiketimi, mirëpo sigurisht që duhet të besojmë për të mirën, të shpresojmë për më të mirën. Ne të rinjtë të mundohemi dhe të mos lejojmë që këto barriera mos të arrijnë që të na ndalojnë të bëjmë diçka më shumë, por thjeshtë të jenë inspirim, të provojmë më shumë dhe përnjëmend të quhemi evropianë”, thotë Blakçori.

Driton Syla, student, shprehet se ndihet i ofenduar me këtë emërtim deri sa Evropa nuk bënë dicka për liberalizimin e vizave.

“Nëse flasim për regjimin e vizave, atëherë nuk e ndiej vetën evropian, për nëse flasim si territor atëherë ne jemi në mes të Evropës dhe nuk kemi ku të shkojmë. Mirëpo, padrejtësia që është duke iu bërë vetëm Kosovës është duke na imponuar që mos e quajmë vetëm evropianë dhe ta marrim si ofendim nëse dikush na quan evropianë të rinj për deri sa Evropa nuk bën diçka për ne, atëherë pse ne të ndihemi pjesë e tyre ku ata na refuzojnë të jemi pjesë e tyre”, shprehet Syla.

Edhe studenti Albert Duriqi, tregon se për shkak të mbylljes së kufijve idetë nuk po munden të zbatohen.

“Si rini që jemi ne, veten e ndiejmë evropian, por për shkak të mbylljes së kufijve që s’po na lejojnë vizat, edhe progresin dhe idetë që i kemi nuk mund t’i zbatojmë ato”, tregon Duriqi.

Ndërsa, studenti Vigan Gërdovci, thotë së aspak nuk e ndien vetën si evropian i ri.

“S’e ndiej farë, shumë pak. Nuk të japin shumë mundësi. Nuk na jepet mundësia të zgjedhim”, thotë Gërdovci.

Ndjenja se izolimi të bën “më pak evropian” sipas të rinjve, do të zhduket vetëm atëherë kur ata do të jenë të barabartë me moshatarët e tyre nga vendet e tjera evropiane.

You may also read!

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Mobile Sliding Menu