SBASHK’u: Mësimi s’do të zgjasë pas 21 qershorit

In Kosova, Lajme

Më 21 qershor, pa asnjë ditë shtesë, do të përfundojë viti shkollor 2018-2019, transmeton Gazeta Metro.

Kështu ka deklaruar Ymer Ymeri, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, ndonëse Ministria e Arsimit ka obliguar drejtoritë komunale të zgjasin mësimin të paktën edhe për një javë, raporton Ktv.

Por kjo, sipas Ymerit, nuk do të ndodhë meqë mësimdhënësit kanë arritur të përfundojnë komplet plan-programin mësimor për këtë vit.

Ai pret rezultate edhe më të mira në testimet e këtij viti, ani pse fëmijët i kanë humbur 3 javë mësim në kohën e grevës.

Në anën tjetër, drejtori i një shkolle fillore në Lipjan thotë se mësimi nuk do të përfundojë më 21 qershor, siç pretendon SBASHK-u, por një javë më pas.

Kjo pasi Drejtoria Komunale e Lipjanit do ta respektojë vendimin e Ministrisë së Arsimit për kompensimin e orëve, të paktën edhe për një javë.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka kthyer në favor të Ministrisë së Arsimit ankesën e SBASHK-ut për zëvendësim të orëve.

Në anën tjetër, SBASHK-u, gjatë gjithë kohës, ka deklaruar se mësimi mund të zëvendësohet për një javë më shumë dhe atë vetëm nëse bëhen ndryshime në koeficient për mësimdhënësit e klasave 1-5, të cilët, sipas zyrtarëve të SBASHK-ut, u renditën më së keqi në Ligjin e pagave.

You may also read!

Ramiz Kelmendi i tregon LDK’së se si t’i evitojë përleshjet

Kohëve të fundit në Kuvendet Zgjedhore të LDK-së janë shënuar disa incidente. E lidhur me këto ngjarje ka reaguar

Read More...

Haradinaj falënderon Granit Xhakën e Mitot Rashicën për ndeshjen në Stadiumin e Prishtinës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për ‘Lojën e Yjeve’ e cila u zhvillua sonte në stadiumin e

Read More...

PDK nesër zgjedh kryetarin, a do të ketë kundërkandidat Kadri Veseli?

Partia Demokratike e Kosovës nesër mban Konventën e nëntë zgjedhore me ç’rast pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe

Read More...

Mobile Sliding Menu