Selimi tregon ku ishte kur u sulmua familja Jashari

In Lajme

Ish-komandanti i UÇK’së Sylejman Selimi ka folur rreth sulmit në familjen Jashari më 5,6 dhe 7 mars 1998.

Përgatitjet e serbëve për këtë sulm thotë të kenë nisur një muaj më parë.

“Një muaj para se me ndodh rasti ka filluar gradualisht grumbullimi i forcave serbe te Fabrika e Municionit. Njëkohësisht kanë fillu në Jashanicë. Një muaj kanë sjell armatime të ndryshme dhe forca nga Peja”, tha Selimi në Pressing në T7.

Thotë se ai ka qenë në Aqarevë dhe se lajmin për një sulm të mundshëm e ka marrë në orën 5 të mëngjesit të 5 marsit.

“Kontaktin e parë e kam marrë në orën 5 në mëngjes nga roja në Llaushë’, tha ai.

Pas kësaj thotë të mos kenë pasur mundësi të komunikonin.

“Në orën në 6 të mëngjesit na i kanë ndërprerë radiolidhjet”, shpjegon ai.

Ndërkohë Selimi tregon për komunikimin me telefon të komandantit legjendar Adem Jashari me Shani Gecin.

‘Ademi kish mëndu se forcat serbe po hynë në Llaushë”, shton Selimi.

“Kur kanë fillu luftimet nuk kam pasur më komunikime”, tha ai.

“Tre ditë kurrë s’janë ndalë luftimet. Kanë qenë ditët më të vështira. Nuk e dinim nëse kanë shpëtuar”, tha ai.

You may also read!

Thaçi: Rama ishte brilant në Berlin, Haradinaj i paedukatë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk resht së falënderuari dhe së thururi elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pasi

Read More...

Tahiri: Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i kësaj nisme për krijimin e Tribunalit është Kadri Veseli

Albin Kurtit nuk i pengon ideja e Tribunalit, por pse kjo ide është e Kadri Veselit. Kështu ka shkruar

Read More...

Politikani serb: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Kryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Cedomir Jovanovic, shtoi edhe se për këtë punë qeverisë serbe duhet të ju

Read More...

Mobile Sliding Menu