Serbët ia kthejnë shpinën Vuçiqit edhe në Kosovë, priten protestat e tyre!

In Lajme

Mijëra serbë janë duke protestuar vazhdimisht rrugëve të Beogradit por edhe më gjerë në kërkim të largimit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Protestuesit të cilët për më gjatë se 7 javë janë duke protestuar, së fundi akuzuan Vuçiq-in për vendosje të autokracisë ndërmjet kontrollit të rreptë të medias dhe nxitjes së gjuhës së urrejtjes ndaj kundërshtareve.

E një protestë e ngjashme, pritet të mbahet edhe në Republikën e Kosovës, respektivisht në disa komuna me shumicë serbe.

Kjo gjë u bë e ditur për Indeksonline nga Nenad Cvetkoviq, ish-kryetar i komunës së Parteshit.

“Kah fundi i muajit shkurt edhe në rajonin e Gjilanit do të protestohet. Do të kërkohet dorëheqja e Vuçiq-it dhe të gjithë përfaqësuesve të Listës Serbe dhe kryetarëve të komunave me shumicë serbe”, ka thënë Cvetkoviq.

Ndryshe Cvetkoviq si dhe Milan Stojanoviq, ish-nënkryetar i komunës së Gjilanit, ishin në krye të protestës së mbrëmshme e cila u zhvillua në Graçanicë, protestë edhe kjo kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Pavarësisht këtyre protestave të zhvilluar dhe atyre të cilat pritet të mbahen në anë të ndryshme ku ka serb, Vuçiq pati deklaruar se nuk do të përmbushë kërkesat e opozitës edhe nëse dalin pesë milionë në rrugë, duke shtuar më pas se është i gatshëm të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme.

Mbështetja në drejtim të Vuçiq-t pësoi rënie pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, edhe pse vazhdon të jetë udhëheqësi politik më popullor dhe koalicioni i tij në pushtet ka një shumicë të qëndrueshme prej 160 deputetësh në parlamentin me gjithsej 250 vende./Indeksonline/

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu