Shkëmbimi i territoreve në Kosovë mund t’i japë fund konfliktit- ose rinis luftën

In op/ed

Nga Frank JacobsBig Think

Luftërat janë më të vështira për t’u përfunduar se sa për t’u nisur. Merreni për shembullin rastin e Luftërave Jugosllave, që u përhapën në pjesën më të madhe të viteve ’90. Krisma e parë u qëllua në orën 2:30 të 27 qershorit 1991, kur një oficer i Ushtrisë Popullore Jugosllave shënjestroi mbi separatistët sllovenë. Kur UPJ u tërhoq më 7 korrik, Sllovenia u bë e para republikë jugosllave që fitoi pavarësinë. Lufta 10-ditore shkaktoi diçka më pak se 100 viktima. Luftërat e tjera- në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë- zgjatën shumë më shumë dhe ishin më të përgjakshme.

Në fillim të vitit 1999, kur NATO detyroi Serbinë që të pranonte humbjen në Kosovë, rreth 140 mijë persona ishin vrarë dhe rreth 4 milionë civilë ishin zhvendosur. Por kur u dëgjua krisma e fundit? Ndoshta nuk pati kurrë një të tillë: është akoma e debatueshme nëse Luftërat Jugosllave kanë mbaruar. Kjo për shkak se Kosova është një çështje e veçantë. Edhe pse banohet në shumicë nga shqiptarët etnikë, Kosova është me rëndësi ekstreme dhe me domethënie simbolike për serbët. Më e rëndësishme, nga një pikëpamje legale, Kosova nuk ishte kurrë një republikë e ndarë brenda Jugosllavisë, por më shumë një provincë autonome brenda Serbisë. Qeveria e Serbisë ka vendosur marrëdhëniet diplomatike dhe ka bërë paqe me të gjitha vendet e tjera ish-jugosllave, por jo me Kosovën.

Në sytë e Serbisë, deklarata e pavarësisë e Kosovës në vitin 2008 ishte unilaterale dhe për këtë arsye një ndryshim i pavlefshëm i kufijve të shtetit. Beogradi zyrtarisht e njeh Kosovën si një provincë renegate dhe ka goxha mbështetje ndërkombëtare për këtë pozicion. Jo vetëm nga protektori historik, Rusia, por edhe nga shtete që përballen me lëvizje separatiste si Spanja e India. Pavarësisht konfliktit aktual, Kosova dhe Serbia kanë të njëjtin objektiv afatgjatë: anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për ironi, kjo dëshirë mund të sjellë ribashkimin jugosllav në një rrugë tjetër- brenda BE-së. Sllovenia dhe Kroacia janë anëtarësuar tashmë dhe të gjitha shtetet ish-jugosllave do të donin të ndiqnin këtë shembull. Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë aplikimin zyrtar. BE i konsideron Bosnjën dhe Kosovën si kandidatë potencialë. Kosova është pengesa kryesore në rrugën e Serbisë për anëtarësimin në BE. Edhe pas përfundimit të luftimeve, konfliktet mes shqiptarëve dhe serbëve brenda Kosovës dhe në territoret serbe, kanë vazhduar. Tensionet janë më së paku të fjetura.

Një shpërthim i ri i konfliktit të armatosur nuk është i paimagjinueshëm. Në fakt, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë janë përkeqësuar në mënyrë spektakolare muajt e fundit. Në fund të nëntorit, Kosovës iu refuzua anëtarësimi në INTERPOL, kryesisht me insistimin e Serbisë. Si hakmarrje, Kosova vendosi tarifa 100 për qind mbi të gjitha importet nga Serbia. Pas kësaj, kryeministrja serbe, Ana Brnabiç nuk e përjashtoi opsionin e ndërhyrjes ushtarake në Kosovë. Ndërsa qeveria e Kosovës vendosi të ngrejë ushtrinë e saj- pavarësisht se i ndalohet diçka e tillë si një prej kushteve për pavarësinë nën mbrojtjen e NATO-s. Vdekja e zgjatur e Jugosllavisë do të marrë fund vetëm kur ky konflikt i zjarrtë të zgjidhet përfundimisht. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë, sugjerojnë politikanët në të dyja anët e kufirit, është që kufijtë të reflektojnë përbërjen etnike mes Kosovës dhe Serbisë. Pjesa më e madhe dhe më e vështirë e enigmës është zona me shumicë serbe e Mitrovicës në veri të Kosovës dhe Lugina e Preshevës me shumicë shqiptare në jugperëndim të Serbisë. Ky shkëmbim tokash u sugjerua verën e shkuar nga jo më pak se Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, presidentët e Kosovës dhe të Serbisë. Skenari më i mirë: Kjo do eliminonte pengesën kryesore për njohje reciproke, anëtarësimin në BE dhe prosperitetin e ardhshëm.

Skeptikët- dhe jo më shumë se disa vendës- paralajmërojnë se ka një tjetër skenar të keq: shkëmbimi i territorit mund të ndezë armiqësitë dhe të rifillojë luftën. Një marrëveshje me këto linja do të përjashtojë me shumë gjasa gjashtë komuna me shumicë serbe të enklavuara thellë brenda Kosovës. Ndërsa Mitrovica serbe, që është në kufi me Serbinë, është vendi ku banojnë 40 mijë banorë, kurse këto enklava përfaqësojnë 80 mijë serbë etnikë- që druhen se do braktisen totalisht nga një shkëmbim territorial dhe përfundimisht do detyrohen të largohen nga shtëpitë.

Fuqitë perëndimore, që kanë sponsorizuar pavarësinë e Kosovës, janë të ndara mbi këtë plan. Zyrtarët e BE e mbështesin idenë, siç bëjnë disa brenda BE. Por gjermanët janë kundër: ata janë të shqetësuar mbi potencialin që ka ky plan për të nxitur tensione rajonale në vend të eliminimit të tyre. Fuqitë janë Grali i Shenjtë i kombeve moderne. Vendet i konsiderojnë kufijtë e tyre të paprekshëm dhe të pandryshueshëm. Megjithatë, shkëmbimet e tokave nuk janë diçka e padëgjuar. Pak kohë më parë, Belgjika dhe Holanda shkëmbyen territore, kështu që kufiri i tyre i përbashkët do të përputhej përsëri me rrjedhën e drejtë të lumit Musa. Por këto janë pjesë të vogla dhe të pabanuara tokash. Dhe siç tregon e kaluara e afërt, kufijtë paketojnë më shumë bagazhe në Ballkan.

You may also read!

Ramiz Kelmendi i tregon LDK’së se si t’i evitojë përleshjet

Kohëve të fundit në Kuvendet Zgjedhore të LDK-së janë shënuar disa incidente. E lidhur me këto ngjarje ka reaguar

Read More...

Haradinaj falënderon Granit Xhakën e Mitot Rashicën për ndeshjen në Stadiumin e Prishtinës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për ‘Lojën e Yjeve’ e cila u zhvillua sonte në stadiumin e

Read More...

PDK nesër zgjedh kryetarin, a do të ketë kundërkandidat Kadri Veseli?

Partia Demokratike e Kosovës nesër mban Konventën e nëntë zgjedhore me ç’rast pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe

Read More...

Mobile Sliding Menu