Shkruan Visar Berisha: LDK 2030

In op/ed

Zgjedhjet e brendshme në strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të ardhura në një moment kyq për vendin, nuk do t`i japin përgjigje vetëm fatit të saj politik në katër vitet ardhshme por mbi të gjitha fatit të vendit në dhjetë vitet në vazhdim. Kjo nuk është pak, përkundrazi, kjo nxjerr në pah përgjegjësinë drithëruese që LDK ka për të qitur në krye një produkt politik fundamentalisht kompetent, e që na jep pastaj një manifest për ndërtimin barazisë shoqërore, shkapjen e shtetit dhe integrimin europian të vendit.

Disa janë gjërat që LDK duhet t`i digjestoj para se të kulmoj me brandingun e vet zgjedhor.

KOSOVOCENTRIZMI. Ligështimi i estabilishmentit politik që po udhëheqë vendin sot karshi të ardhmës, përherëshmërisë së Republikës së Kosovës, e ka sjellë në pikëpyetje brendësinë dhe jashtësinë e vendit. Për LDK-n, Kosova e pavarur, Republika e saj, shumëllojshmëria etnike dhe religjioze duhet të jenë conditio sine qua non. Për të qenë të tilla duhet të besohet në to. Nëse besohet në to, atëherë duhet të luftohet për to. Në çdo rrethanë tjetër Republika nuk mund të qëndroj!

Për krejt këtë nuk mjafton një qëndrim i atypëratyshëm afektiv apo reaktiv. Për këtë duhet një pakt shoqëror. Ky pakt kërkon një shumicë të re politike e cila mbi bazamentin e përherëshmërisë së Republikës ndërton projeksionin qeversisë për dhjetë vitet e ardhshme.

S`do shumë mend për ta konstatuar se elefanti i vetëm në dhomë për ta cementuar së bashku përherëshmërinë e Republikës, sot për LDKn është VV. Por në këtë rast nuk vlen parimi, më mirë një marrëveshje e keqe se një mosmarrëveshje; àma e një pakti politik për ta çliruar këtë vend duhet të jetë kosovocentrizmi, pastaj tjerat. Nëse VV arrinë ta kaloj rubikonin, LDK duhet ta pranoj sfidën!

SHKAPJA E SHTETIT. E pa kompromis, totale dhe ndaj të gjithëve duhet me qenë lufta për shpërbërjen e strukturave parapolitike që mbajnë peng drejtësinë. Ska barazi pa drejtësi. E drejtësia nuk është vetëm një konstruksion ligjor i cili ta merr apo ta jep të drejtën. Ajo përbën një marrëveshje shoqërore ku gjithë secili do marr atë që i takon dhe do mbroj bashkarisht atë që është i rrezikuar për ta gëzuar të drejtën.

LDK duhet t`i jap emër atij çelësi politik që dërgon te ky standart i ri për shoqërinë tonë. Ky çelës ka pjesët e veta në familje, në shkollë, në institucionet e drejtësisë dhe në politikë. LDK e ka për detyrë t`i jap formë përpjekjes për çrrënjosje të pa barazisë.

TË KALOJMË TE SHTETI I KAMUR. Nuk mund të ketë integrim europian pa një shoqëri të kamur. E të kamurit nuk është më shumë para në banka por mbi të gjitha është siguri. Siguri për shëndetin dhe për të ardhmën, që prodhon pastaj lumturinë individuale e shoqërore. Pra, ndjenja e sigurisë është mjeti kyq për ta mbajtur të fort lumturinë, mirëqenien.

Nuk do mend se kjo nuk bëhet pa kreativitietin që jep liria. Liria e tregut, shanset e barabarta, përkrahja e ndërmarrësisë.

Pa kaluar te një shtet i kamur ne gjithmonë do jemi një shoqëri që konsumohet nga krizat politike e sociale.

Sot po jetojmë një krizë besimi dhe sigurie që ka marr përmasa ekzistencialiste. Lidhja Demokratike e Kosovës duhet me përultëni të shfaq para opinionit shoqëror manifestin e vet politik për dhjetë vitet e ardhshme. Për një ndryshim radikal por paqëtues.

Gara brenda saj mund t`i jap shkëlqim demokracisë por projekti politik do t`i jepte vendit shpresën që demokracia mos të jetë një deluzion në të cilin besojnë naivët.

You may also read!

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu