Shpërthen zyra e shoqatës serbo-malazeze në Shkodër, 3 të plagosur (Video)

In Lajme, Rajoni

Një shpërthim me tritol është shënuar paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Sipas informacioneve paraprake të policisë, mësohet se shpërthimi ka qenë mjaft i fortë dhe ka shënuar dëme të shumta.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”, ndërsa kanë mbetur të plagosur tre persona.
Policia thekson se sasia e tritolit ka shpërthyer në katin e parë të një godine në këtë lagje.
Të plagosurit janë dërguar menjëherë për të marrë ndihmën e parë në spital. Ata mësohet se janë punonjës të godinës që shpërtheu me lëndë plasëse.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, duke bërë rrethimin e vendit ku ndodhi shpërthimi.
Nga hetimet e kryera, godina e shpërthyer i përket shoqatës serbo-malazeze.
Pritet që kamerat e sigurisë të dy objekteve të hedhin dritë më shumë mbi ngjarjen e rëndë.
Rrezja e shpërthimit ka qenë e madhe sa ka dëmtuar jo vetëm dyqanet e godinës por dhe një godinë tjetër që ndodhet disa metra larg. Gjithashtu është dëmtuar dhe një makinë që ndodhej parkuar aty.
Forca të shumte policie dhe drejtues të lartë të policisë së Shkodrës ndodhen në vendngjarje.

You may also read!

LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një

Read More...

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai

Read More...

Daçiq i përgjigjet Pacollit: Të tregoj me çfarë arme po furnizojmë shtetet për çnjohjen e Kosovës

“E vërteta është e vetmja ‘armë’ që Serbia përdor për të bindur vendet e tjera për të tërhequr njohjen

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu