Skandali i racizmit, guvernatori i Virxhinias thotë s’e nuk e ka nijet të japë dorëheqje

In Bota

Guvernatori i Virxhinias, Ralph Northam tha të dielën se nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen, megjithë thirrjet e shumta ndaj tij që të heqë dorë nga posti, për shkak të një fotografie raciste në faqen e tij personale në librin e kujtimeve të universitetit në vitin 1984, dhe lyerjes së fytyrës me bojë të zezë për të imituar Majkëll Xheksonin.

“Kam menduar nëse duhet të jap dorëheqjen ose jo, por kam menduar edhe për çka i duhet Virxhinias në këto momente”, tha zoti Northam për CBS News.

“Dhe me të vërtetë besoj se jam në pozicionin që ta çoj Virxhinian përpara. Virxhinia ka nevojë për dikë me vendosmëri, që ka mirëkuptim dhe një kompas moral. Dhe për këtë arsye unë nuk tërhiqem”, tha ai.

Northam, që është mjek me profesion shtoi se “kam qenë në disa situata shumë të vështira, situate për jetë a vdekje, duke u kujdesur për fëmijë të sëmurë. Dhe tani Virxhinias i duhet dikush që shëron. Askush nuk mund ta bëjë më mirë këtë se një mjek”.

Zoti Northam është një nga tre zyrtarë të lartë të shtetit, të tre demokratë, që kanë shkaktuar debate të ashpra. Dy gra kanë akuzuar zëvendës guvernatorin, Justin Fairfax, se i ka sulmuar seksualisht para më shumë se një dekade. Ai i ka mohuar akuzat. Një zyrtar i tretë, Prokurori i Përgjithshëm, Mark Herring ka kërkuar falje pasi pranoi se kishte lyer fytyrën me krem pudër ngjyrë kafe për të imituar një repist afrikan-amerikan kur ishte student në moshën 19 vjeçare.

Praktika e lyerjes së fytyrës me bojë të zezë nga të bardhët për të imituar afrikano-amerikanët, i ka rrënjët që në shekullin e nëntëmbëdhjetë, duke i shfaqur ata shpesh në dritë denigruese. Për dekada me radhë kjo praktikë është konsideruar një karakterizim racist. /voa

You may also read!

Thaçi: Rama ishte brilant në Berlin, Haradinaj i paedukatë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk resht së falënderuari dhe së thururi elozhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Pasi

Read More...

Tahiri: Albin Kurtin e tmerron ideja se autor i kësaj nisme për krijimin e Tribunalit është Kadri Veseli

Albin Kurtit nuk i pengon ideja e Tribunalit, por pse kjo ide është e Kadri Veselit. Kështu ka shkruar

Read More...

Politikani serb: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme

Kryetari i Partisë Liberale Serbe (LDP), Cedomir Jovanovic, shtoi edhe se për këtë punë qeverisë serbe duhet të ju

Read More...

Mobile Sliding Menu