Solskjaer tregon se si do ta inspirojë skuadrën për ndeshjen ndaj Barcës

In Futboll, Sport

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, do të ketë punë të vështirë gjatë së martës.

Norvegjezit i duhet që ta përgatis maksimalisht skuadrën e tij për ndeshjen kundër Barcelonës, e cila do të jetë e vlefshme për raundin e dytë të fazës çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Përveç përgatitjeve taktike, trajneri i Man United e di se një rrol të madh luan edhe motivimi i lojtarëve.

Megjithatë, Solskjaer ka thënë se skuadra nuk mund të kthehet në kohë dhe të shoh vitin 1999 për tu inspiruar, pasi sipas tij, ajo ishte diçka ndryshe.

“Jo, nuk do t’iu them asgjë rreth saj, pasi ajo ishte kundër Bayern Munich. Ishte finale dhe ishte ndryshe” ka thënë fillimisht Solskjaer.

“Ne do të përdorim ndeshjen kundër PSG dhe atë kundër Juventus. Ne kemi mposhtur disa nga skuadrat më të mira jashtë shtëpisë dhe kemi luajtur kundër lojtarëve të mëdhenj” ka thënë tutje Ole.

“Ajo që kemi bërë kundër Paris Saint Germain duhet të na jap vetëbesim sepse eksperienca ishte e jashtëzakonshme” ka shtuar trajneri.

“Me siguri so lojtarët po ëndërrojnë për një gjë të ngjashme që të ndodh në ‘Camp Nou’” ishin fjalët e Solskjaer.

Manchester United është në disavantazhin e një goli para kësaj ndeshje. Do të jetë mjaft e vështirë që të përmbyset Barcelona, sidomos para tifozëve të saj.

You may also read!

Ministri Tahiri: Tani e tutje janë në fuqi masat e ashpra kundër korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka njoftuar qytetarët për masat e reja dhe ka ftuar ata që të respektojnë

Read More...

Hahn flet për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn ka folur rreth një marrëveshje të mundshme

Read More...

Kuvendi i Serbisë do të diskutojë për Kosovën

Kuvendi i Kosovës kohë më parë ka miratuar përbërjen e ekipit dhe platformën e dialogut.\ Çështja e Kosovës do

Read More...

Mobile Sliding Menu