Sot protestojnë punëtorët e Llamkosit

In Ekonomi, Kosova, Lajme

Punëtorët e fabrikës Llamkos në Vushtrri do të protestojnë sot kundër shitjes së kësaj fabrike pa kushte.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Llamkosit”, Ragip Hasani, ka thënë se reagimi i punëtorëve ka ardhur pas vendimit të fundit të Gjykatës Ekonomike që ndërmarrjen Llamkos ta shes pa kushte.

Protesta e punëtorëve do të mbahet sot e (e premten)nga ora 13 para Komunës së Vushtrrisë.

Po ashtu Hasani ka treguar se punëtorëve të Llamkosit, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), u ka mbetur edhe 13 paga borxh.

Gjykata Ekonomike në Prishtinë, para pak ditësh kishte marr vendim që të nxjerr në shitje fabrikën e Llamarinës “Llamkos”, përmes ankandit publik në afat kohor prej 60 ditësh.

Ndryshe, privatizimi i fabrikës së Llamkosit në Vushtrri kishte dështuar dy herë dhe që nga viti 2015 kjo ndërmarrjes ka mbetur në proces të falimentimit. Si pasojë e mos punës edhe borxhet ndaj punëtorëve kanë shkuar duke u rritur.​

You may also read!

Nuk ndalen rrahjet: Tani në një tjetër nëndegë kapen mes veti anëtarët e LDK’së

Rrahjet dhe përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk kanë të ndalur, tani në një degë tjetër të

Read More...

Më ndryshe se në liri, shikoni si pritet iftari në burgun e Smrekonicës

Posa afron koha e iftarit, kuzhina e Qendrës Korrektuese të Smrekonicës fillon të mbushet. Të burgosurit këtu të cilët

Read More...

PDK më e votuara nga partitë shqiptare në katër komunat e veriut

Zgjedhjet për kryetarin e komunës, në katër komunat e veriut, të mbajtura sot, me kandidatët e saj, Gonxhe Çaushi

Read More...

Mobile Sliding Menu