Sterling flet për titullin e kampionit, nuk pret që Liverpool të bëjë ndonjë hap fals

In Futboll, Sport

Ylli i Manchester City, Raheem Sterling, ka dhënë mendimin e tij rreth titullit të kampionit në Premierligë.

Sipas parashikimeve të anësorit anglez, gara për titullin e kampionit do të vazhdojë deri në xhirot e fundit.

Ish anëtari i Liverpool që tashmë mbron ngjyrat e City, nuk beson se ‘The Reds’ do të lëshojnë ndonjë pikë deri në fund të sezonit.

Mirëpo, këtë gjë ai e sheh në aspektin pozitiv, duke thënë se kjo gjë do ta shtyjë skuadrën e tij që të fitojë të gjitha ndeshjet deri në fund, pasi ai beson se Manchester City do ta mbrojë me sukses titullin.

“Po, jam 100% i sigurt, mënyra se si Liverpool kanë luajtur tregon se gara do të vazhdojë deri në fund” ka thënë Sterling.

“Nuk besoj se ne do të ndalemi. Liverpool ka skuadër fantastike, vetëbesim të jashtëzakonshëm, por ashtu kemi dhe ne” ka thënë tutje anësori i ‘Citizens’.

Edhe këtë fundjavë skuadrat lidere shënuan fitore për të vazhduar garën e ashpër për titullin.Liverpool kaloi testin e vështirë kundër Chelsea, duke fituar 2:0, kurse Manchester City triumfoi në udhëtim kundër Crystal Palace, me rezultatin 1:3.

You may also read!

Ramiz Kelmendi i tregon LDK’së se si t’i evitojë përleshjet

Kohëve të fundit në Kuvendet Zgjedhore të LDK-së janë shënuar disa incidente. E lidhur me këto ngjarje ka reaguar

Read More...

Haradinaj falënderon Granit Xhakën e Mitot Rashicën për ndeshjen në Stadiumin e Prishtinës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është deklaruar për ‘Lojën e Yjeve’ e cila u zhvillua sonte në stadiumin e

Read More...

PDK nesër zgjedh kryetarin, a do të ketë kundërkandidat Kadri Veseli?

Partia Demokratike e Kosovës nesër mban Konventën e nëntë zgjedhore me ç’rast pritet të zgjidhet kryetari i partisë dhe

Read More...

Mobile Sliding Menu