Sylejman Selimi vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

In Kosova, Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, ka vizituar sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, ku u prit nga zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Me këtë rast, zëvendës ministri Ramadani, i ka uruar lirimin nga burgu Sylejman Selimit, duke i dëshiruar shëndet dhe qëndrim të këndshëm në mesin familjar, shokëve dhe miqve.

Lexo po ashtu:

Sylejman Selimi viziton Isa Mustafën

Sylejman Selimi viziton Isa Mustafën

Ndërsa, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama e ka njoftuar Selimin, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, si dhe tranzicionin e saj në ushtri të Kosovës, dhe themelimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nga ana e tij, ish-komandanti i FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi, ka përgëzuar stafin e saj, për formimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë së Kosovës

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu