Thaçi: Shkëmbimi nënkupton pazare, unë nuk bëjë pazare!

In Kosova, Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se beson fuqishëm në idenë e korrigjimit.

“Unë besoj fuqishëm në idenë e korrigjimit. Çka nënkupton kjo, Kosova vend i pavarur dhe sovran dhe përfshirjen e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, pa u cenuar asnjë milimetër e Kosovës”, ka thënë ai në Klan Kosova.
Thaçi ka thënë se me shkëmbim nënkupton pazar, dhe se ai nuk bënë pazare.

“Për mua shkëmbimi është pazar dhe unë nuk bëjë pazar. Unë jam vetëm që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkëngjiten Kosovës, pasi që mbi 99% në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë t’i bashkohen Kosovës. Edhe 20 vite nëse nuk ndodhë atje do të kemi fare ose pak shqiptarë pasi që do të dëbohen”, ka thënë tutje Thaçi gjatë intervistes.

Sipas tij, për idenë e shkëmbimit të territoreve kanë dhënë opinione edhe shumë personalitete tjera si ish-presidenti Ibrahim Rugova, Rexhep Qosja, e shumë të tjerë

You may also read!

Georgina në veshje sportive duket shumë seksi

Modelja e njohur spanjolle, Georgina Rodriguez pa dyshim është ndër femrat më seksi. Femrat ia kanë lakmi formave të

Read More...

Vuçiq i quan provokime aksionet e Policisë për të mbyllur lojërat e fatit në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po i sheh si provokime, aksionet e Policisë së Kosovës në veri, për të

Read More...

Vazhdojnë protestat në Francë, policia dhe ushtria e “blindojnë” Parisin

Mijëra protestues janë duke marrë pjesë në protestat e radhës në Francë kundër qeverisë së presidentit Emmanuel Macron. Autoritetet

Read More...

Mobile Sliding Menu