Trajneri i Bullgarisë ka vetëm fjalë të mira para ndeshjes me Kosovën

In Futboll, Sport

Petar Hubchev mendon se Bullgaria nuk do ta ketë aspak të lehtë kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”.

Kombetarja, me të cilin do të përballet të hënën Kosova në stadiumin “Fadil Vokrri”, Bullgaria, ka lëshuar pikë në ndeshjen e parë në Grupin A në kualifikimet për “Euro 2020”.

Bullgaria në shtëpi barazoi 1-1 me Malin e Zi.

Pas ndeshjes, trajneri i Bullgarisë, Petar Hubchev, dha një deklaratë krejtësisht tjetër me atë që kishte bërë ai i Danimarkës, Age Hareide.

Hareide kishte thënë se ndeshja me Kosovën “është si një stërvitje për ne”, por ata morën një barazim falë një goli në fund të ndeshjes, sfidë që përfundoi 2-2.

Hubchev thotë se e ka parë atë ndeshje dhe ka vetëm fjalë të mira për “Dardanët”.

“E kemi shikuar dhe analizuar Kosovën, i kemi parë ndaj Danimarkës, kanë një ekip të mirë dhe serioz”, ka deklaruar Hubchev.

“Ata treguan karakter në 20-25 minutat e fundit”.

Kosova e Bullgaria do të luajn të hënën në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.

You may also read!

Hamza, Ujkani dhe Preteni, kandidatë për kryetar të PDK-së në Mitrovicë

Ministri i Financave, Bedri Hamza, profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës, Bashkim Preteni, si dhe Eset Ujkani,

Read More...

Rudina Hajdari sulmon Bashën: S’jemi dakort me bojkotin e zgjedhjeve, është vetëvrasje politike

Pak minuta pas bërjes publike të qëndrimit të Ambasadës së SHBA-ve për zgjedhjet e lokale të qershorit, deputetja e

Read More...

Hoxhaj: PDK po e zhvillon vetveten për ta zhvilluar Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se zgjedhjet e PDK-së në Kamenicë për liderët e dekadës së re

Read More...

Mobile Sliding Menu