Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

In Bota, Lajme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur atë “turp kombëtar” që po e shkatërron kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar.

Komentet e tij erdhën pas pesë sulmeve që ndodhën në Londër për më pak se 24 orë, në të cilat tre njerëz mbetën të vdekur dhe tre të tjerë të lënduar.

Kryetari i Partisë Laburiste, Jeremy Corbyn, tha se është tërësisht neveritëse që Trump po e përdor tragjedinë e njerëzve të vrarë për ta sulmuar kryetarin e Londrës.

Presidenti amerikan shkroi në Twitter se Khan është një tmerr dhe se kryeqyteti i Britanisë ka nevojë për një kryetar të ri. Më vonë ai gjithashtu shkroi: “Ai është turp kombëtar dhe po e shkatërron qytetin e Londrës”.

Zëdhënësi i kryetarit të Londrës tha se ai i ka ngushëlluar familjet e viktimave dhe nuk do ta humbë kohën e tij duke u përgjigjur ndaj këtyre deklaratave të presidentit amerikan.

Përndryshe, policia i ka arrestuar 14 persona në lidhje me sulmet me thika, përfshirë shtatë djem dhe një vajzë, shkruan “BBC”.

You may also read!

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Sa peshon pasuria Isa Mustafës: Njërit nga figurat kryesore të fondit 3%

Njëri nga njerëzit kryesor të Qeverisë së Kosovës në ekzil ishte edhe kryetari i tanishëm i LDK’së, Isa Mustafa,

Read More...

Ramiz Kelmendi i tregon LDK’së se si t’i evitojë përleshjet

Kohëve të fundit në Kuvendet Zgjedhore të LDK-së janë shënuar disa incidente. E lidhur me këto ngjarje ka reaguar

Read More...

Mobile Sliding Menu