Veseli: Fitorja e madhe po vjen

In Kosova, Lajme

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e Gjilanit ku ka shpalosur vizionin e tij për luftën kundër korrupsionit e cila do të mundësojë perspektivë të re për të gjithë qytetarët.

Veseli po ashtu ka prezantuar projektin për legalizimin e 350 mijë objekteve pa leje anekënd Kosovës, për të zhbllokuar kapitalin e tyre në vlerë prej rreth 10 miliard euro.

Veseli tha se entuziazmin e madh për fitoren e madhe po e sheh anekënd Kosovës në takime të shumta me qytetarë.

“Entuziazmin e fitores që po afrohet e kam ndier fort në të gjitha takimet që kam pasur sot në Gjilan, Skifteraj dhe Sllatinë. Me aktivistët e shumtë që takova biseduam për planin që kemi hartuar për të luftuar korrupsionin i cili po e mban peng zhvillimin e ekonomisë sonë. Fusha e patundshmërisë preket në veçanti prej abuzimeve prandaj ne kemi krijuar një vizion të qartë e konkret për t’iu dhënë fund atyre. Ne do ia çlirojmë energjitë zhvilimore këtij sektori duke legalizuar qindra mijëra ndërtime pa leje dhe duke eliminuar burokracitë dhe korrupsionin tek nxjerrja e lejeve të ndërtimit në të ardhmen. Duke fituar luftën kundër korrupsionit, ne do ta forcojmë ekonominë tonë e do hapim mundësi që rinia jonë të heqë dorë nga emigracioni”, ka thënë Veseli.

You may also read!

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Veseli sërish kryetar i PDK’së, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim

Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i PDK’së edhe për një mandat, sot

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Mobile Sliding Menu