Veseli: Taksa duhet të pezullohet

In Lajme

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur pas miratimit të Ligjit të Pagave.

Në një konferencë për media në hollin e Kuvendit, Veseli ka thënë se ka rritje të pagave nga 20 për qind deri në 80 për qind, raporton lajmi.net.

“Ka rritje që nga masa 20 për qind deri në masën 80 për qind”, ka thënë ai.

Tutje, Veseli ka thënë se do të ketë rritje për zjarrëfikësit, ushtarakët, policët dhe zjarrfikësit.

Sipas Veselit, Kosova tani do të orientohet kah sektori privat.

“Për mjekët, ushtarakët, policët, zjarrëfikësit, pra të gjitha kategoritë kanë rritje. Tani do të orientohemi nga sektori privat dhe ndërmarrësia. Sektori publik duhet të jetë i përgjegjshëm dhe jo burokratik, pra ky do të jetë orientimi jonë. Ne do të vazhdojmë seancën, buxheti është në rend dite”, ka thënë Veseli.

Veseli po ashtu ka thënë se sonte do të votohet buxheti i Kosovës.

“Ne po flasim për reforma për zhvillim dhe përmirësim të jetës së qytetarëve tanë. Ne kemi një koalicion që po punon normalisht. Sonte do të miratohet buxheti i Kosovës. Në moralin tim politik dhe njerëzor nuk lejoj që të shantazhoj dikë me një pozicion dhe momentum”, ka thënë ai.

Kryetari i Kuvendit ka folur edhe për taksën e vendosur ndaj Serbisë, për të cilën ka thënë se ka dallime me Haradinajn, dhe sipas propozimit të tij, taksa duhet të pezullohet.

“Kemi dallime me Haradinajn në lidhje me taksën, unë mendoj që në partneritet me SHBA-të duhet të ketë një pezullim të përkohshëm me kushte. Në qoftë se Serbia vazhdon agresivitetin e vet ne do të aplikojmë masa reciprociteti”, ka thënë Veseli.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Këtu mund ta dini se ku duhet të votoni me 6 tetor

Me 6 tetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe për këtë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar linkun ku nga

Read More...

Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se

Read More...

Mobile Sliding Menu