Veseli: Unë besoj tek rinia e Kosovës, obligimi im është të krijoj kushte pune

In Kosova, Lajme

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar Akademinë për Siguri Publike, për të cilën tha se si institucion shtetëror po i bënë shumë krenarë.

   Veseli përmes një postimi në Facebook tha se me të rinj të tillë, plot energji, të kualifikuar, të pakomprometuar dhe në nivel të lartë të detyrës dhe përgjegjësisë, sipas tij, lufta për sundimin e ligjit fitohet shumë më shpejt, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë:

Para disa ditësh e vizitova Akademinë për Siguri Publike, që si institucion shtetëror po na bënë shumë krenarë. E përgëzova stafin akademik dhe administrativ të saj për punën e shkëlqyer që po bëjnë në përgatitjen e policëve të rinj dhe falënderova kadetët që kanë zgjedhur profesionin fisnik të policit.
Me të rinj të tillë, plot energji, të kualifikuar, të pakomprometuar dhe në nivel të lartë të detyrës dhe përgjegjësisë, lufta për sundimin e ligjit fitohet shumë më shpejt.

Unë besoj te rinia e Kosovës dhe jam i sigurt që duke u dhënë më shumë hapësirë atyre, ne do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për vendin.

Obligimi im është të krijoj kushte pune dhe mbështetje sa më të madhe për këta policë të rinj, që të jenë sa më efikas dhe të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

You may also read!

Veseli: Fitorja e madhe po vjen

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar sot disa takime në qytetin e

Read More...

Trump e sulmon sërish kryetarin e Londrës: Je turpi i kombit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar përsëri kryetarin e Londrës, Sadiq Khan, duke e quajtur

Read More...

Dy ditë pasi Avdullah Hoti tha se në LDK ka kaluar koha e rrahjeve: Krisin karriget dhe grushtet

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila këto ditë po mban procesin e brendshëm zgjedhor, është duke u përballur me

Read More...

Mobile Sliding Menu