Villarreali e mposht Real Madridin midis “Bernabeut”, e thellon edhe më shumë në krizë (Video)

In Futboll, Sport

Villarreali e ka tronditur Real Madridin duke e mposhtur në fund të ndeshjes së La Ligës midis “Santiago Bernabeut”, të shtunën pasdite.

Në një ndeshje të javës së 19-të të La Ligës spanjolle të dominuar nga Real Madridi, sidomos në pjesën e parë, skuadra mysafire i tronditi vendasit duke iu shënuar gol në minutën e 88-të përmes Fornals pas një kundërsulmi të shpejtë, transmeton Express.

Reali pati një pjesë të parë me shumë raste, veçanërisht përmes Cristiano Ronaldos, dhe ishte shumë pranë golit, por pa sukses.

Kjo është humbja e dytë në tri ndeshjet e fundit në “Bernabeu” në kuadër të La Ligas për Real Madridin, pas asaj ndaj Barcelonës.

Real Madridi mbetet në vendin e katërt me 32 pikë, 16 më pak se Barcelona që është lider.

Kjo fitore e madhe e dërgon Villarrealin në vendin e katërt me 31 pikë.

 

You may also read!

LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një

Read More...

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai

Read More...

Daçiq i përgjigjet Pacollit: Të tregoj me çfarë arme po furnizojmë shtetet për çnjohjen e Kosovës

“E vërteta është e vetmja ‘armë’ që Serbia përdor për të bindur vendet e tjera për të tërhequr njohjen

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu