Vogëlushja me origjinë nga Kosova performon me yllin e muzikës franceze (Video)

In Jetë/Stil

“Eblouie par la Nuit”, është kënga e cila ka bashkuar në skenë këngëtaren e re shqiptare Erza Muqollin me këngëtaren e njohur franceze Isabelle Geffroy, apo e njohur si Zaz.

Erza e cila është vetëm 12 vjeçare, ajo tashmë po mahnit publikun francez me talentin e saj.

Ajo muajin e kaluar e vetme është ngjitur në skenën AccorHotels Arena, ku më zërin e saj të ëmbël ka filluar të këndoj këngën “Eblouie par la Nuit”, në të cilën më pas i është bashkuar edhe këngëtarja e njohur franceze Zaz.

Pas përfundimit të interpretimit të kësaj kënge derisa publiku e përcjellë me shumë duartrokitje këtë performancë, Erza shpreh falënderimet ndërsa këngëtarja Zaz dëgjohet duke e brohoritur fuqishëm emrin e Erzës.

Erza u bë e njohur me zërin e saj në Francë, duke tërhequr vëmendjen në mbarë botën.

Vogëlushja konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të së ardhmes.

ZAZ “Eblouie par la Nuit” ft Erza Muqolli – 16/12/2017 from Michel GUILLERM on Vimeo.

You may also read!

Hajnat i vjedhin 2 mijë euro në një Xhami

Rreth 2 mijë euro raportohet se janë vjedhur në brendi të objektit të Bashkësisë Islame në Gjilan. VIDEO Ankuesi

Read More...

LDK me reagim të ashpër ndaj deputetit Bekë Berisha

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj deputetit të AAK-së, Bekë Berisha. Ku ky i fundit në një

Read More...

Barcelona përsëri pa Leo Messin

Në fundjavë, Ernesto Valverde deklaroi se do ta pushojë Lionel Messin kurdo që i vjen rasti dhe tani ai

Read More...

Leave a reply:

Your email address will not be published.

Mobile Sliding Menu